LAJMI I FUNDIT:

Kosova me dy mundësi për kualifikim, por Shqipëria vetëm me një!

Kosova me dy mundësi për kualifikim, por Shqipëria vetëm me një!

Tashmë është tërhequr edhe shorti për kualifikimet e Euro 2020.

Ndeshjet do të fillojnë në mars të vitit 2019 dhe kjo shihet si mundësia e vetme për kombëtaren shqiptare dhe të parën për përfaqësuesen e Kosovës.


Dy skuadrat e para të grupeve kualifikohen në Euro 2020.

Shqipëria është në Grupin H, një grup konsiderueshëm më i lehtë se sa i Kosovës.

Grupi H: Shqipëria lufton me kampionen e botës, Francën
Lexo po ashtu Grupi H: Shqipëria lufton me kampionen e botës, Francën

Por, Shqipëria e ka këtë si shans të vetëm për kualifikim andaj duhet që të luftojë me Islandën e Turqinë si pretendentet për vendin e dytë, pasi Franca është favorite absolute në këtë grup. Në rast të eliminimit, Shqipëria nuk merr pjesë në Euro 2020.

Foto: Getty Images/Guliver

Kosova në anën tjetër ëshë në Grupin A, ku kualifikimin do ta luftojë fillimisht në këto eliminatore, e ku ka Anglinë si super favorite dhe tri kombëtare tjera shumë të vështira për t’u mposhtur, si Mali i Zi, Bullgaria dhe Republika Çeke.

Grupi A: Kosova me pesë skuadra në grup, aty është edhe Anglia
Lexo po ashtu Grupi A: Kosova me pesë skuadra në grup, aty është edhe Anglia

Kosova në rast se nuk kualifikohet do të ketë edhe një mundësi të dytë, për dallim nga Shqipëria.

Përfaqësuesja dardane për shkak se doli në vendin e parë të grupit në Ligën D të Ligës së Kombeve do të ketë edhe një mundësi të dytë nëse nuk arrin kualifikimin.

Kosova luan në playoffin e Ligës së Kombeve në mars të vitit 2020, ku fillimisht luan me Maqedoninë si mysafire, e më pas me fituesin e duelit Bjellorusi – Gjeorgji, e në rast të dy fitoreve, do të arrinte Kampionatin Evropian, Euro 2020.

Euro 2020 mbahet në 12 vende të ndryshme të Evropës, për herë të parë në histori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori