LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut pretendon se “sateliti spiun” i saj ka fotografuar Shtëpinë e Bardhë, Pentagonin dhe aeroplanmbajtëset amerikane

Koreja e Veriut pretendon se “sateliti spiun” i saj ka fotografuar Shtëpinë e Bardhë, Pentagonin dhe aeroplanmbajtëset amerikane

Pas dekadash mbikëqyrjeje satelitore nga qeveritë dhe analistët e huaj, Koreja e Veriut ka dërguar satelitin e saj të parë spiun në një orbitë globale me një mesazh për botën: ne mund t’ju shikojmë gjithashtu.

Madje të martën, media shtetërore e Koresë së Veriut tha se udhëheqësi Kim Jong Un kishte shqyrtuar fotografitë satelitore spiune të Shtëpisë së Bardhë, Pentagonit dhe aeroplanmbajtësve të SHBA-së në bazën detare të Norfolk, përcjell Telegrafi.

Ata janë urdhëruar të qëllojnë: Imazhe të trupave të Kim Jong Un të grumbulluar në kufi, pas anulimit të marrëveshjes së paqes me Korenë e Jugut
Lexo po ashtu Ata janë urdhëruar të qëllojnë: Imazhe të trupave të Kim Jong Un të grumbulluar në kufi, pas anulimit të marrëveshjes së paqes me Korenë e Jugut

Ndryshe, Koreja e Veriut javën e kaluar lëshoi me sukses satelitin e saj të parë zbulues, për të cilin ka thënë se ishte projektuar për të monitoruar lëvizjet ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.


Që atëherë, media shtetërore ka raportuar se sateliti ka fotografuar qytete dhe baza ushtarake në Korenë e Jugut, Guam dhe Itali, përveç Uashingtonit.

Megjithatë, deri më tani, Pheniani nuk ka publikuar asnjë imazh, duke i lënë analistët dhe qeveritë e huaja të debatojnë se sa i aftë është në të vërtetë sateliti i ri.

E Koreja e Jugut, e cila tha të martën se data e lëshimit më 30 nëntor për satelitin e saj të parë spiun në një raketë amerikane Falcon 9 do të vonohej për shkak të motit, ka thënë se aftësitë satelitore të Veriut nuk mund të verifikohen.

Ndërsa në Uashington, Pentagoni tha se sateliti i Koresë së Veriut hyri në orbitë, por nuk komentoi pretendimet e Phenianit për imazhet që kishte kapur.

Si jetojnë njerëzit që ikin nga Koreja e Veriut - rrëfimet e disa prej tyre për realitetin e ndryshëm nga ai që kanë jetuar më parë
Lexo po ashtu Si jetojnë njerëzit që ikin nga Koreja e Veriut - rrëfimet e disa prej tyre për realitetin e ndryshëm nga ai që kanë jetuar më parë

“Unë do të them se ka shumë imazhe të Pentagonit dhe Shtëpisë së Bardhë në internet”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Patrick Ryder.

Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se sateliti mund të shihte zona të mëdha ose anije luftarake që Koreja e Veriut pretendonte se mund të shihte, pasi edhe një aparat fotografik me rezolucion të mesëm mund t’i ofronte Phenianit atë aftësi, tha Dave Schmerler, një ekspert i imazheve satelitore në “James Martin Center for Nonproliferation Studies (CNS)”.

“Por se sa të dobishme janë ato imazhe varet nga ajo për çfarë duan t’i përdorin ato”, theksoi ai.

“Është një hap i madh për ta duke shkuar nga zero në diçka, por derisa të mund të shohim imazhet që ata po mbledhin, ne po spekulojmë për rastet e përdorimit të tij”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori