Burger King shpërblen Balkan Foods me 2 çmime prestigjoze.
Gjatë javës së shkuar u organizua Konventa Ndërkombëtare e Burger King; forumi prestigjoz ku festohen arritjet dhe performancat e kompanive ndërkombëtare në rang botëror.
Në këtë edicion Ballkani u shpërblye me 2 çmime nderi, ku kompania Balkan Foods, e cila menaxhon operacionet e Burger King në Kosovë, Shqipëri, Malin e Zi, dhe Bosnje dhe Hercegovinën, pranoi me krenari vlerësimet si:
1.Best Franchise of the Year
2.Best Developer of the Year
Këto çmime përfaqësojnë kulmin e një procesi strikt vlerësimi që përfshin rritjen e markës, cilësinë e shërbimit, performancën operacionale, komunikimin efektiv, vlerësimet e brendshme dhe raportimin e përpiktë.
Drejtori i Përgjithshëm i Balkan Foods Z. Shkumbin Muçolli shpreh mirënjohjen e thellë për klientët besnikë, partnerët e përkushtuar dhe ekipet shembullore të cilët kanë qenë të pazëvendësueshëm në arritjen e këtij suksesi ndërkombëtar.
Këto vlerësime nga Burger King International janë incentiva të prekshme edhe për individët brenda organizatës, të cilëve, kur u jepet mundësia dhe një mjedis pune i favorshëm, shkëlqejnë dhe arrijnë nivelet më të larta të ekselencës.
Gjithashtu, këto vlerësime nga Konventa Ndërkombëtare forcojnë vendosmërinë, jo vetëm për të ruajtur standardet e arritura në tregjet ekzistuese, por edhe për të eksploruar mundësi të reja brenda rajonit, duke ju ofruar përvojën ikonike të Burger King gjithnjë e më shumë klientëve në të gjithë Ballkanin.
Rreth BURGER KING ®:
Themeluar në vitin 1954, brand-i i Burger King ështëv zinxhiri i dytë më i madh i hamburgerave dhe ushqimit të shpejtë në të gjithë botën. Shtëpia Origjinale e Whopper-it, (Home of The Whopper ®, sistemi i Burger King operon në mbi 18,800 vendndodhje në mbi 100 shtete dhe territore të Shteteve të Bashkuara. Gati 100% e restoranteve të Burger King ® janë nën pronësinë dhe drejtimin e dyqaneve të pavarura, shumë prej tyre veprimtari në pronësi familjare që kanë punuar në këtë fushë biznesi prej disa dekadash. Për të mësuar më shumë mbi Burger King ®, ju lutem vizitoni faqen http://www.bk.com si dhe na ndiqni në profilet në Facebook, Twitter dhe Instagram.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit