LAJMI I FUNDIT:

Kontrabandë me 1300 kg kokainë: Futbollisti i njohur mund të dënohet me 9 vite burg, por e ka gjetur shpëtimin në Rusi

Kontrabandë me 1300 kg kokainë: Futbollisti i njohur mund të dënohet me 9 vite burg, por e ka gjetur shpëtimin në Rusi

Futbollisti kontrovers holandez Quincy Promes po përballet me një dënim prej nëntë vitesh burg pasi u zbulua se ai kishte ndihmuar në kontrabandën e 1300 kilogramëve kokainë.

Vitin e kaluar, Promes ishte dënuar me dy vjet burg për një sulm me thikë ndaj kushëririt të tij, të kryer në vitin 2020. Ai nuk është aktualisht në burg pasi procesi i apelimit është në vazhdim, por qëndrimi në Rusi e ndihmon ndjeshëm situatën e tij.


Këtë herë Promes dhe një tjetër holandez 31-vjeçar u akuzuan për importimin e 1300 kilogramëve kokainë përmes portit belg të Antëerpit. Policia holandeze ka ndjekur dhe përgjuar Promes dhe të dyshuar të tjerë të përfshirë në këtë rast dhe për shkak të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, në burg për të njëjtin rast ndodhen edhe familjarët e Promes.

Sipas prokurorisë, Promes dhe V. me sa duket ishin pjesë e një rrjeti të madh kriminal, shumë prej të cilëve tashmë janë pas hekurave. Prokuroria e Shtetit ka shprehur keqardhjen që futbollisti nuk ka qenë i pranishëm për të sqaruar bisedat e dyshimta telefonike të përgjuara nga policia, përfshirë edhe bisedën për investimin e 75 mijë eurove në trafikun e drogës.

Prokuroria e Shtetit pretendon se Promes ka pasur edhe rol drejtues, prandaj ndaj tij kërkohet dënimi më i ashpër.

Dëshmitari i policisë lexoi pjesë të bisedës në të cilën dëgjohen Promes dhe V. duke rregulluar dërgimin e drogës. Prokuroria e Shtetit thekson se për blerjen e sasive kaq të mëdha të drogës, në vlerë prej dhjetëra milionë eurosh në rrugë, nevojitet një organizim i rëndësishëm, në të cilin të dy ishin të përfshirë. Siç pritej, Promes mungoi sërish në gjykatën e Amsterdamit për shkak të frikës së arrestimit.

Futbollisti holandez dënohet me 18 muaj burg pasi goditi kushëririn e tij me thikë – ai do të dal në gjyq edhe për trafikim droge
Lexo po ashtu Futbollisti holandez dënohet me 18 muaj burg pasi goditi kushëririn e tij me thikë – ai do të dal në gjyq edhe për trafikim droge

Sipas mediave ruse, Promes ka shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe me klubin e tij Spartak për stërvitje, çka do të thotë se mundësia për arrestim dhe ekstradim është thuajse inekzistente.

Ndërkohë, Promes po përpiqet të marrë një pasaportë ruse për të shmangur përgjithmonë dënimin. Kontrata e tij me Spartak Moskën pritet të zgjatet deri në vitin 2025.

Që nga viti 2021, Promes ka qenë anëtar i Spartak Moskës, fanellën e të cilit e ka veshur nga viti 2014 deri në vitin 2018, si dhe ka luajtur edhe për Tëente, Sevilla dhe Ajax.

Ai bëri 50 paraqitje për kombëtaren holandeze dhe shënoi shtatë gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori