LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet skuadra e re e Gundoganit

Konfirmohet skuadra e re e Gundoganit

Ilkay Gundogan do të largohet nga Borussia e Dortmundit në fund të stinorit.

Mesfushori turko-gjerman ka kontratë deri në vitin 2017 me verdhezinjtë, por duket se do të largohet tani.

Sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’, e ardhmja e tij është në Ligën Premier tek Manchester City.


Gazeta gjermane ka zbuluar se marrëveshja është arritur tanimë dhe në fund të stinorit do të dalin detaje të reja.

Kështu Gundogan do t’i bashkohet nga Bundesliga në City Pep Guardiolës i cili ka nënshkruar kontratë me gjigantin anglez. /Telegrafi/