LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet mungesa e dy lojtarëve kyç të Man Cityt për derbin me Real Madridin

Konfirmohet mungesa e dy lojtarëve kyç të Man Cityt për derbin me Real Madridin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka publikuar listën e 21 lojtarëve që do të udhëtojnë në Spanjë për duelin me Real Madridin.

Real Madrid dhe Manchester City do të takohen nesër (e martë) me fillim nga ora 21:00 në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.


Tash e disa ditë ishte vënë në pikëpyetje pjesëmarrja e Kyle Walker dhe Nathan Ake në këtë ndeshje por tani gjithçka është konfirmuar.

Dy yjet e Manchester Cityt nuk do të jenë në dispozicionin e Guardiolës në këtë sfidë që do të zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’.

Kjo padyshim do të shkaktojë telashe të mëdha sidomos për faktin se Kyle Walker ishte ‘i përzgjedhuri’ për të neutralizuar yllin brazilian të Real Madridit, Vinicius Junior.

Në dyshim deri në momentet e fundit ishte edhe pjesëmarrja e kroatit Josko Gvardiol për shkak të lëndimit që kishte pësuar në ndeshjen e fundit në Ligën Premier ndaj Crystal Palace, megjithatë ai është bërë pjesë e listës së lojtarëve të ftuar.

Vendin e Walker në formacionin startues për këtë takim me shumë gjasë do ta zë i riu Rico Lewis, ndërsa në qendër të mbrojtjes pritet të luajnë dyshja Ruben Dias dhe John Stones./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori