LAJMI I FUNDIT:

Konferenca e Rambujesë – mospajtimet e UÇK-së dhe përfaqësuesve të partive politike për Qeverinë e Unitetit, si pati vonesa gati 6 muaj

Konferenca e Rambujesë – mospajtimet e UÇK-së dhe përfaqësuesve të partive politike për Qeverinë e Unitetit, si pati vonesa gati 6 muaj

Më 6 shkurt të vitit 1999, pikërisht 23 vjet më parë kishin nisur punimet e Konferencës së Rambujesë në Francë, me synimin e vetëm gjetjen e një zgjidhjeje për parandalimin e gjenocidit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit kundër popullsisë shqiptare në Kosovë.

Në atë kohë, delegacioni i shqiptarëve të Kosovës përbëhej nga 14 vetë: Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Edita Tahiri, Bujar Bukoshi, Idriz Ajeti (që të gjithë përfaqësues të LDK-së), Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Bardhyl Mahmuti, Azem Syla (përfaqësues të UÇK-së), Rexhep Qosja, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi dhe Bajram Kosumi (LBD). Anëtarë të pavarur ishin Blerim Shala dhe Veton Surroi. Shef i delegacionit u zgjodh, Hashim Thaçi.


Për të folur rreth Rambujesë, e deri të nënshkrimi i marrëveshjes përfundimtare, Telegrafi ka intervistuar Mehmet Hajrizin, njërin nder personat kyç të këtij procesi.

Hajrizi, në gjysmën e vitit 1998, ishte propozuar nga shqiptarët dhe përkrahur nga SHBA-ja ta drejtonte Qeverinë e Unitetit. Por, kjo gjë nuk ishte ndodhur pasi kishte pakënaqësi të vazhdueshme mes palëve shqiptare.

Kësaj i kishte parapritë edhe pamundësia e përfaqësuesve të UÇK-së të lëviznin nëpër zonat e caktuara.

“Gjatë kësaj kohë po bëheshin përpjekjet që të krijohet një ekip, një delegacion shqiptar për bisedime në një takim ndërkombëtar që ende nuk ishte definuar, as cili do të jetë formati as ku do të mbahej dhe kur do të mbahej. Nuk na ecte puna mirë me formimin e ekipit se gjithmonë ndonjë palë ishte e pakënaqur dhe vështirësia më e madhe ishte që në ekip ose në delegacion vështirë ishte të futeshin pjesëtarët e UÇK-së”.

“Ne e kishim një qeveri në eksil atëherë por ata donin që këtu brenda të krijohej një unitet me njerëzit që ishin në Kosovë. Kësaj ideje i kanë prirë Richard Holbrooke dhe Christopher Hill të dytë ambasadorë, të dytë të angazhuar ngushtë me çështjen e Kosovës në atë kohë dhe ata kishin propozuar si një emër si një kandidaturë për të qenë në krye të asaj qeverie të unitetit unë. Unë e kisha pranuar këtë dhe sa I përket anës politike u arrit një marrëveshje që po të isha unë. Pastaj shkuam bashkë me Christopher Hill në shtabin e përgjithshëm të UÇK, një pjesë të tij sepse kjo po ndodhte në kohën e ofensivës së madhe që e kishte ndërmarrë forcat serbe ndoshta jo rastësisht, pikërisht në atë kohë kur po afroheshin gjasat për të krijuar një unitet dhe ofensiva e bëri të pamundur që të takoheshim me të gjithë anëtarët e shtabit”, thotë Hajrizi.

Veton Surroi, Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Rexhep Qosja (nga e majta), duke nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë

Ai shton se përçarja e krahut politik kishte krijuar stagnim në procesin e krijimit të Qeverisë së Unitetit.

“Nuk e kundërshtonte por nuk mund të lëviznin ata që të mund dhe të uleshim dhe të bisedonim dhe të gjenim një modus për të krijuar një delegacion të unitetit. Mirëpo as vet krahu politik në Kosovë që ishte i copëzuar ishte edhe i përçarë, nuk mund të arrinte një konsensus për të krijuar një delegacion të përbashkët dhe aty diku disa herë ishin formuar disa ekipe dhe kishin dështuar, të paktën në anën politike pastaj me anën ushtarake do të merreshin përfaqësuesit ndërkombëtar që ata të dërgonin përfaqësuesit e vet edhe do të kompletohej delegacioni. Nuk u bë dhe patën një propozim që të formohet një qeveri e unitetit e cila do të formohej në Kosovë”, thotë tutje.

Duke parë ngecjen në formimin e Qeverisë së Unitetit, ambasadori amerikan Christopher Hill, sëbashku me një grup nga pjesa politike, përfshirë Hajrizin, kishin takuar në Shtabin e UÇK-së, Rexhep Selimin, Sulejman Selimin, Bislim Zyrafin e të tjerë.

Përfaqësuesit e UÇK-së, përkundër asaj që kishin kërkuar dy javë kohë për të kthyer përgjigje Hillit, lidhur me formimin e Qeverisë, kjo gjë nuk kishte ndodhur.

“Atje ishte me sa më kujtohet Rexhep Selimi, ka qenë pastaj Sylejman Selimi, kush kanë qenë të tjerë…, Bislim Zyrafi, etj. Atje e paraqiti çështjen Christopher Hill, pastaj i thashë edhe unë disa fjalë, edhe ndokush tjetër prej nesh dhe ata thanë që duhet të mblidhemi të gjithë shtabi dhe duhet të na jepnin një afat dy javë që ne të përgjigjemi. Përfaqësuesit ndërkombëtar, evropianë dhe amerikanë, kishin pritur që atë ditë do të arrihej marrëveshja dhe do të shpallej dita e formimit të Qeverisë”.

“Përfaqësuesit evropian e kishin shtyrë udhëtimin e tyre për Evropë duke pritur rezultatin dhe që të përfundonte kjo punë. Ata kërkuan dy javë kohë. Ofensiva ishte e fuqishme dhe në të gjitha anët. Nuk arritën të japin përgjigje për dy javë dhe ndërkombëtarët hoqën dorë pastaj nga kjo ide për të shkuar pastaj në një delegacion tjetër…, delegacion të përbashkët…”.

“Të them të drejtën unë e pata nxjerr një deklaratë pastaj që është mos formimi i kësaj qeverie të unitetit. Vet fjala e unitetit kishte shumë rëndësi për kohën, historikisht kishte rëndësi sepse po përfaqësonte gjithë Kosovën, gjithë subjektet edhe politik edhe ushtarak po fliste Kosova, ndoshta për herë të parë me një zë dhe për këtë ide ja vlente njeri edhe të sakrifikohej. Sepse nuk ishte e sigurt puna e qeverisë, mund të kapte pushteti serb aty për aty dhe të dështonte”, u shpreh ai.

Mos-formimi i Qeverisë së Unitetit, atë kohë Hajrizi e kishte konsideruar si diçka të dëmshme pasi sipas tij, edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të kishte më shumë financa, armatim e gjithçka tjetër.

Tek pas gjashtë muajsh, në kohën e Konferencë së Rambujesë, ishte arritur dakordësim mes atij politik dhe përfaqësuesve të UÇK-së, që të shkonin si një delegacion i përbashkët.

“E quajta të dëmshme sepse kishte rëndësi ne t’iu përgjigjemi edhe miqve tanë që jemi gati të hyjmë në një sprovë të rëndë historike për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në radhë të parë për ndalimin e luftës, në radhë të dytë për praninë e NATO-s brenda, në radhë të tretë për bisedime të statusit të Kosovës në mos në fillim të paktën, se e përmendi që atje një marrëveshje kalimtare, të paktën një marrëveshje që do të garantonte më vonë bisedime përfundimtare dhe zgjidhjen definitive të statusit të Kosovës. Nuk u bë, nuk u bë kjo… Se ndoshta edhe vet gjendja në UCK do të ishte më ndryshe për shkak të financave që do të ishin shumë më të mëdha sigurisht dhe armatimi do të ishte shumë më mirë. Nuk ndodhi kjo, nuk u bë kjo dhe u arrit pastaj ky konsensus gati gjysmë viti, më shumë të gjysmë viti më vonë domethënë në konferencën e Rambujesë”, tha Hajrizi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori