LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Podujevës organizoi takim falënderues me bashkatdhetarët

Komuna e Podujevës organizoi takim falënderues me bashkatdhetarët

Komuna e Podujevës ka organizuar takim me bashkatdhetarët, të cilët po qëndrojnë në vendlindje për festat e fundvitit.

Në takimin e organizuar nga kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Podujevës, ishin të pranishëm një numër i madh i bashkatdhetarëve, njofton Klan Kosova


Bulliqi i ka falënderuar mërgimtarët për kontributin dhe gjithë atë që po bëjnë për të ndihmuar familjet e tyre dhe investimet në atdhe.

Me këtë rast Bulliqi tha se duke kujtuar mërgatën që dha gjithçka për lirinë e Kosovës, “kujtojmë me krenari sakrificën tuaj të djeshme, por ne ju falënderojmë edhe sot për kontributin tuaj. Ju i jepni stabilitet edhe zhvillimit tonë të sotëm dhe kontribuoni për mirëqenien e familjeve tuaja. Ju falënderoj sinqerisht, sepse ju jeni burim i çmueshëm i zhvillimit të Podujevës”.

“Pandemia ka shkaktuar shumë dëme, përveç shëndetit të popullatës ka rënduar shumë edhe gjendjen ekonomike në vend e në familjet tona. Ju gjithmonë na keni qëndruar afër në secilën fushë, tash është koha që ne të qëndrojmë afër si institucione për t’ju krijuar hapësirën e nevojshme për investimet tuaja. Komuna jonë ka potencial të madh për zhvillim ekonomik. Ka burime të mjaftueshme njerëzore dhe natyrore. Çfarë ka munguar deri më tani, ka qenë vullneti politik për ta zhvilluar këtë vend”, tha kryetari Bulliqi.

Kryetari Bulliqi tha se “të gjithë ata që duan të punojnë dhe zhvillojnë biznese me veprimtari të ndryshme, e veçanërisht mërgata jonë, do të na kenë në krah, me të gjitha mundësitë tona, për të krijuar sa me shume lehtësira”.

“Ne do të sigurojmë transparencë të plotë dhe trajtim të barabartë në shfrytëzimin e pronave komunale. Ato do të jenë në shërbim të investitorëve me ide për zhvillim. Do të shohim mundësitë, që bashkë me mërgatën tonë, të gjejmë mënyra për subvencionim të ideve kreative të të rinjve për ndërmarrësi. Komuna jonë do të krijojë një zonë të veçantë ekonomike, që ta kthej Llapin në brend prodhimi e përpunimi. Ne do të krijojmë një Qendër biznesi, për konsultim e projektim të ideve e iniciativave për zhvillim”, tha kryetari Bulliqi.

“Ju falënderoj nga zemra për gjithë kontributin tuaj dhe për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim, si dhe shfrytëzoj rastin t’ju uroj festën e Vitit të Ri, qoftë një vit i mbarë e suksesshëm për ju dhe familjet tuaja”, tha kryetari Bulliqi.

Drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik, Pajtim Balaj, duke përshëndetur bashkatdhetarët tha se si qytetarë, si bashkëkombës dhe përfaqësues të institucioneve lokale, u jemi falënderues për gjithë çfarë keni bërë dhe vazhdoni të bëni për ne. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori