LAJMI I FUNDIT:

Kompania në Belfast, lanson varkën “fluturuese” me teknologji hidrofoil

Kompania në Belfast, lanson varkën “fluturuese” me teknologji hidrofoil

Varka e parë me hidrofoil “flutures” komercialisht e zbatueshme në botë është lansuar nga një kompani inxhinierike detare me bazë në Belfast, Irlandë e Veriut.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, hidrofoilat me energji elektrike, të bashkangjitura në trupin e anijes si shtylla vertikale, i ngrenë varkat mbi ujë, duke përdorur të njëjtën teknologji si ato të vendosura në jahtet e garave të Kupës së Amerikës.


Anijet eko-miqësore shtyhen më pas lart nga këto krahë nënujorë si një aeroplani në pistë, duke i shtyrë lartë dhe jashtë ujit derisa rrisin shpejtësinë.

Iain Percy

Kjo jo vetëm që i mundëson varkës të udhëtojë pothuajse në heshtje kur trupi i saj nuk është i detyruar të ndajë valët, por gjithashtu redukton tërheqjen – dhe rrjedhimisht kostot e funksionimit – në mënyrë dramatike.

Artemis Technologies, kompania që qëndron pas varkës elektrike 10 tonëshe me emetim zero – e cila mund të rimbushet në një orë – drejtohet nga kampioni olimpik i lundrimit, Iain Percy.

Çdo varkë mund të transportojë 12 pasagjerë dhe ka një shpejtësi maksimale prej rreth 17 metrave për sekondë.

Ato mund të përdoren si varka pune ose për të transportuar anëtarët e ekuipazhit në anije më të mëdha. /Telegrafi/