eksperti-banner

Pas ndeshjes në Miami kundër Real Madridit në kuadër të “Internacional Champions Cup”, Neymar nuk do të kthehej në Barcelonë me shokët e skuadrës.

Ai është dashur që të udhëtojë për në Shangai, ku do të përmbushte një marrëveshje reklamuese me markën e veshjeve "Replay".


Kjo ngjarje ishte planifikuar të mbahej të hënën e ardhshme, por organizatori është detyruar ta anulojë sepse nuk është i sigurt që reprezentuesi brazilian do të jetë i pranishëm.

E gjithë kjo sipas kompanisë japoneze, "Neymar dhe ekipi i tij duhet ta zgjidhin problemin e transferimit të brazilianit" dhe më pas të mbahet ngjarja në Kinë.

Replay katër sezonet e fundit ishin sponsor zyrtar i kostumeve të lojtarëve të ekipit të parë të blaugranave. /Telegrafi/

telegrafi sport app