LAJMI I FUNDIT:

Komedia “Ikja nga Gjermania”, premierë në Teatrin “Dodona” (Foto.Video)

Komedia “Ikja nga Gjermania”, premierë në Teatrin “Dodona” (Foto.Video)

“Ikja nga Gjermania” është shfaqja më e re që do të jepet premierë në Teatrin e Qytetit të Prishtinës – “Dodona”, me tekst të Ilir Ajdinit dhe regji të Kastriot Saqipit.


Kjo komedi ka filluar si projekt individual i aktorit Brahim Basha, por do të jetë pjesë e repertorit të Teatrit “Dodona”.

Në shfaqje rolet kryesore i luajnë Brahim Basha dhe Basri Shala. Ngjarja ka të bëjë me dy emigrantë shqiptarë, që në vitet ’90 të shekullit të kaluar jetojnë në Gjermani. Njëri nga ta është azilant politik, ndërsa tjetri ekonomik. Pra, njëri është idealist, e tjetri materialist.

ikja nga gjermania

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që po del kjo shfaqje dhe lojën e aktorëve”, ka thënë Ajdini.

Premiera e shfaqjes do të jepet të enjten më 12 maj, në ora 19:30. Ndërkaq, repriza e parë do të jepet të premten më 13 maj. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Bardi i Bruklinit

Bardi i Bruklinit

Kulture
Kush i nëmi “Bjeshkët e Nemuna”?

Kush i nëmi “Bjeshkët e Nemuna”?

Kulture
NË MUNDSH

NË MUNDSH

Poezi
KREDO

KREDO

Poezi
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
Viti 1979: Jetë, o jetë...

Viti 1979: Jetë, o jetë...

Agron Shala
Kalo në kategori