LAJMI I FUNDIT:

Kombëtarja e nisi keq me De Biasin, por e mbylli mirë vitin 2017 me Panuccin

Kombëtarja e nisi keq me De Biasin, por e mbylli mirë vitin 2017 me Panuccin

Viti 2017 ka qenë vit i ndryshimeve tek Kombëtarja e Shqipërisë në futboll.

‘Kuqezinjtë’ luajtën gjashtë ndeshje kualifikuese për kampionatin botëror ‘Rusia 2018’ si dhe tri ndeshje miqësore.


Viti 2017 nisi për Shqipërinë me Gianni De Biasin si trajner i cili hyri në vitin e pestë në krye të kuqezinjve.

Por pas tri humbjeve radhazi ndaj Italisë në kualifikime 2-0 si dhe ndaj Bosnjës e Luksemburgut me rezultat të njëjtë 2-1 filloi të kontestohej puna e De Biasit.

Ndeshja e fundit e italianit në krye të Kombëtares ishte ndeshja kualifikuese ndaj Izraelit ku Shqipëria triumfoi në udhëtim 0-3.

Pas kësaj ndeshje De Biasi konfirmoi largimin e tij nga trajneri i Shqipërisë.

Shumë emra të mëdhenj u përfolën për stolin e Kombëtares së Shqipërisë, nga Inzaghi tek Seedorf, por në fund Duka vendosi për Christian Panuccin.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit e Romës ka drejtuar Kombëtaren në pesë sfida të këtij viti.

Panucci ishte në krye të Shqipërisë në katër sfida kualifikuese, ku morri fitore 2-0 ndaj Litenshtajnit dhe barazoi 1-1 në udhëtim te Maqedonia.

Ndërkohë humbjet ishin ndaj dy gjigantëve evropian Spanjës dhe Italisë.

Shqipëria u mposht nga Spanja më 6 tetor me rezultat 3-0 por në pjesën e dytë patën paraqitje të mirë.

Ndërkohë humbjen tjetër e bënë në ‘Loro Boriqi’, me rezultat minimal 0-1 nga Italia.

Kësisoj Kombëtarja shqiptare i përfundoi kualifikimet për kampionatin botëror ‘Rusia 2018’ me mjaft sukses duke marrë parasysh kundërshtarët e vështirë.

Shqipëria i mbylli këto kualifikime me katër fitore një barazim dhe pesë humbje duke marrë 13 pikë dhe duke zënë pozitën e tretë në tabelë.

E ndeshja e fundit për këtë vit e Kombëtares shqiptare ishte ndeshja miqësore ndaj Turqisë e zhvilluar në Antalya.

Edhe pse nuk ishin favorit, Shqipëria i dha leksion turqve duke i mposhtur me rezultat 3-2.

Armando Sadiku me dy gola dhe Eros Grezda me një tjetër kontribuuan në këtë fitore të shqiptarëve ndërsa Odise Roshi bëri dy asistime.

Kombëtarja shqiptare e mbylli vitin 2017 me tri fitore, një barazim dhe pesë disfata. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori