Në fakt kollitja është një refleks, i cili ndihmon pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes në fyt dhe në gjoks. Megjithatë ndonjëherë për shkak të kollitjes duhet të paraqitemi te mjeku.
Kollitja është një nga mekanizmat mbrojtës të sistemit respirator. Me anë të të kolliturit ndalohet hyrja në trup e trupave të panjohur nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes dhe gjithashtu realizohet hedhja jashtë e tyre.
Poashtu, kollitja është sinjalizuese e shumë sëmundjeve, si: pneumonia, tuberkulozi, sëmundja kronike obstruktive e mushkërive, sëmundje të gurmazit, kancer i mushkërive dhe dobësim të zemrës.
Kollitja akute në shumicën e rasteve rrjedh nga të ftohurit ose nga infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, transmeton Telegrafi
Elementë të tjerë më të shpeshtë të cilët shkaktojnë kollitjen janë alergjitë, rrjedhjet kronike të hundës, sinusiti, astma, bronkiti kronik dhe të kolliturit alergjik.
Nëse bashkë me kollitjen akute shfaqet temperaturë, sekrecione me ngjyrë të errët dhe dhimbje gjoksi, atëherë këta mund të jenë shenjat e një pneumonie.
Nëse i sëmuri nxjerr sekrecione me ngjyrë jeshile, të verdhë apo të bardhë, ose nëse kollitja vazhdon më shumë se 21 ditë dhe bashkë me të shfaqet temperaturë apo nëse bëhet fjalë për sekrecione me gjak, atëherë duhet medoemos të kontaktoni mjekun.
Pas të kolliturit mund të shfaqen marrje mendsh, përzierje në stomak dhe të vjella.
E kollitura gjithashtu mund të bëhet shkak i thyerjes së brinjës, shkëputje muskulore, thyerje në kockën e belit, pnomotoraks (mbledhje e ajrit në mes të shtresave të mushkërive), mosmbajtje të urinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta