LAJMI I FUNDIT:

Koleksionuesi i tankeve gjeti shufra ari në modelin rus që e bleu (Foto)

Koleksionuesi i tankeve gjeti shufra ari në modelin rus që e bleu (Foto)

Një koleksionues i tankeve ishte gëzuar shumë kur arriti që për vetëm 33 mijë funte të blejë modelin e ri të tankut rus – por ai u gëzua edhe më shumë kur brenda rezervuarit të tij gjeti shufra ari në vlerë prej më shumë se dy milionë funte.

Nick Mead 55-vjeç gjeti pesë shufra ari brenda tankut rus të tipit T54/69, të cilën po e bënte gati ta parkonte brenda garazhit të tij ku ka një koleksion prej 150 veturave të blinduara ushtarake, transmeton Telegrafi.


Ai së bashku me mikun e tij mekanikun Todd Chamberlain, po filmonin veten derisa po hapnin rezervuarin e tankut, duke shpresuar se do të gjejnë municion – por në fakt ata gjetën diçka shumë më të vlefshme.

Ata mbetën të habitur kur brenda rezervuarit panë shufrat që peshonin nga pesë kilogramë.

Me të kuptuar se bëhet fjalë për një shumë të majme të hollave, ai menjëherë i telefonoi policisë, ndërsa pranoi se edhe nëse nuk e merr as edhe një qindarkë nga këto shufra, do të jetë i lumtur për faktin se ka arritur të blejë tankun që i interesonte shumë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Fun
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Interesante
Prindërit në gjumë, fëmija gati sa nuk mbytet! (Video)

Prindërit në gjumë, fëmija gati sa nuk mbytet! (Video)

Fun
Qeni pati shansin të zgjedhë një lodër për herë të parë në jetë- shikoni se çka zgjodhi kafsha shtëpiake

Qeni pati shansin të zgjedhë një lodër për herë të parë në jetë- shikoni se çka zgjodhi kafsha shtëpiake

Fun
Kompania që ofron shërbime me pastruese të zhveshura, nuk pranon më punonjëse të holla - klientët pëlqejnë gra në moshë dhe me figurë të plotë (Foto)

Kompania që ofron shërbime me pastruese të zhveshura, nuk pranon më punonjëse të holla - klientët pëlqejnë gra në moshë dhe me figurë të plotë (Foto)

Fun
Kalo në kategori