LAJMI I FUNDIT:

Koke: Griezmann është i lirë të largohet nga Atletico

Koke: Griezmann është i lirë të largohet nga Atletico
MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 27: Antoine Griezmann of Atletico de Madrid reacts as he fail to score during the UEFA Champions League group C match between Atletico Madrid and Chelsea FC at Vicente Calderon Stadium on September 27, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Mesfushori i Atletico Madrdit, Koke ka deklaruar se bashkëlojtari i tij, Antoine Griezmann është i lirë të largohet nga klubi, por beson se ai nuk dëshiron ta bëjë një gjë të tillë.

Futbollisti francez ka qenë i lidhur me një largim nga Atletico me Barcelonën, Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedin që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.


Me të ardhmen e tij të pazgjidhur dhe me francezin që ende nuk ka pohuar as mohuar një largim nga Atletico, gjithçka është e hapur të ndodh.

Enigma që Barcelona kërkon ta zgjedh në dimër, apo më së largu në verë
Lexo po ashtu Enigma që Barcelona kërkon ta zgjedh në dimër, apo më së largu në verë

Bashkëlojtari i tij te Atletico, Koke ka folur për mediat spanjolle ku ka thënë se Griezmann mund të largohet nga klubi, por që nuk e beson se ai dëshiron një gjë të tillë.

Koke dhe Griezmann kanë një marrëdhënie të mirë shoqërore mes vete (Getty Images)

“Griezmann kishte mundësi të largohej pas sezonit të kaluar, por ai nuk e bëri”, ka thënë fillimisht Koke për Diario AS.

“Mendoj se ai tregon se i pëlqen klubi dhe dëshiron të qëndrojë, por natyrisht nëse ka ndonjë që nuk e pëlqen këtu, ata janë të lirë të largohen pasi klubi dëshiron vetëm lojtarë të angazhuar”.

Forlan sugjeron Man Unitedin që të provojë transferimin e Griezmannit
Lexo po ashtu Forlan sugjeron Man Unitedin që të provojë transferimin e Griezmannit

“Nëse lojtarët nuk janë të angazhuar të gjithë atë që duhet të bëjnë është të kërkojnë një transferim sepse të vetmit njerëz që duhet të jenë në klub janë ata që kanë të gjithë fokusin e tyre në të”.

“Unë besoj se Griezmann është i angazhuar. Ndoshta në muajin e fundit nuk kemi qenë mirë, por jemi duke u përmirësuar si ekip”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori