LAJMI I FUNDIT:

KOK përzgjedhi dhjetë bursistët “Shpresa Olimpike 2021”

KOK përzgjedhi dhjetë bursistët “Shpresa Olimpike 2021”

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës në mbledhjen e 56-të të mbajtur mbrëmë, të parën për këtë vit, ka shqyrtuar pika të ndryshme të Rendit të Ditës.

BE bëri përzgjedhjen e 10 bursistëve “Shpresa Olimpike 2021”, të cilët do të marrin bursa në vlerë 150 Euro në muaj nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, bazuar në Rregulloren Nr. 03/2013 për ndarjen e Bursave për Shpresat Olimpike dhe Paralimpike.


Në listë ndodhen nga dy sportistë të xhudos, karatesë, boksit dhe atletikës, ndërsa tenisi dhe skitaria, kanë nga një. Në përzgjedhjen prej 28 aplikimeve të 13 federatave, janë marrë parasysh rezultatet e arritura në vitin 2020, ndërsa mosha e përcaktuar ka qenë 15-21 vjeç.

Në ditët e ardhshme, BE i KOK-ut, pritet të zgjedh edhe bursistët “Shpresa Olimpike 2021”, të cilët do të marrin bursa nga Komiteti Olimpik i Kosovës, por që nuk ndodhen në këtë listë.

Gjatë vitit 2020, bursa nga KOK-u morën 10 sportistë të federatave të notit, xhudos, atletikës, karatesë, boksit, shigjetarisë, taekwondosë, tenisit dhe mundjes.

Ndërsa, nga MKRS gjatë vitit 2020 bursa kanë marrë sportistë të xhudos, atletikës, boksit, karatesë, notit, skitarisë dhe pingpongut.

Lista e 10 bursistëve “Shpresa Olimpike 2021” që do të marrin bursa nga MKRS

Erza Muminoviq (xhudo)

Dardan Cena (xhudo)

Betim Maliqi (karate)

Albulena Gërvalla (karate)

Alnera Brahimi (boks)

Remzo Mustafiq (boks)

Muhamet Ramadani (atletikë)

Alaudin Suma (atletikë)

Vesa Gjinaj (tenis)

Drin Kokaj (skitari).

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori