Kohëzgjatja e gjumit dhe ndikimi në shëndet – shtypje të gjakut dhe kolesterol
Mungesa e gjumit është një ndjesi padyshim e pakëndshme për këdo që i bie rasti ta përjetojë. Ditët kur zgjoheni të lodhur dhe me vështirësi nga krevati juaj me siguri i mbani mend.
Ndodh të ndjeni vështirësi në fokusim, irritim të shpejtë apo turbullim të mendimeve si pasojë e mungesës së gjumit të mirë.
Në këtë mënyrë edhe rutina e përditshme kthehet në një sfidë e vërtetë, pasi ndiheni vazhdimisht të lodhur. Prandaj rëndësia e një gjumi të qetë dhe të mirë është një domosdoshmëri për funksionimin e metabolizmit.
Në këtë artikull ju shpjegojmë se si ky proces e ndikon shëndetin tuaj duke parandaluar një sërë sëmundjesh kronike, shkruan AgroWeb.
Si ndikon gjumi në shëndet
Shumë studime kanë treguar se gjumi i mirë është një faktor kyç në parandalimin e sëmundjeve. Simptoma të tilla si presioni i lartë i gjakut, obeziteti apo kolesteroli.
Një studim i fundit, publikuar në revistën Diabetes Care nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA, shpjegon për problemet që mungesa e gjumit shkakton në organizëm.
Mungesa e këtij procesi të rëndësishëm mund të shkaktojë një gjendje shqetësuese për trupin që quhet sindroma Metabolike.
Do të thotë që metabolizmi po zhvillon një sërë sëmundjesh kronike duke filluar që nga diabeti i tipit 2. Ekspertët, morën në studim për këtë fakt rreth 2000 persona nga mosha 45 deri në 84 vjeç. Të dhënat nga këta persona treguan se, për çdo një orë gjumë të humbur në ditë ka rreth 27 për qind më shumë për t’u prekur nga disa sëmundje.
Këtu listohen kryesisht problemet me mbipeshën, diabeti, kolesteroli i lartë apo presioni i lartë i gjakut. Prandaj ekspertët e cilësojnë gjumin si një faktor shumë të rëndësishëm në shëndetin e mirë të organizmit.
Sa orë duhet të flini
Siç përmendëm dhe më sipër, gjumi i mirë dhe i qetë gjatë gjithë natës ndikon ndjeshëm jo vetëm në aktivitetet e përditshme. Mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin dhe të këtë pasoja në krijimin e sëmundjeve afatgjata.
Mjekët rekomandojnë të flini të paktën tetë orë gjumë pa ndërprerje çdo natë. Bëjeni këtë rutinë të njëjtë për çdo natë për të ndihmuar sa më shumë organizmin. Në këtë mënyrë trupi juaj do të kryejë të gjitha proceset e tij në mënyrë normale duke u çlodhur.
Gjithsesi zhvillimi i sëmundjeve kronike si diabeti apo ato kardiovaskulare ndikohet edhe nga faktorë të tjerë. Mundohuni që përveç një pushimi të mirë dhe gjumi të thellë, të mbani nën kontroll edhe stilin tuaj të jetesës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi