Barcelona e Ronald Koeman ka ‘kopjuar’ lojën e famshme ‘tika-taka’ gjatë përballjes së mërkurës mbrëma ndaj Ferencvaros në Ligën e Kampionëve.

Katalunasit kanë vazhduar serinë e qind për qind, duke marrë edhe fitoren e pestë në grup nga pesë ndeshje, pas triumfit 0-3 ndaj Ferencvaros.

Golat në këtë përballje për ekipin e Koeman u shënuan nga Antoine Griezmann (14’), Martin Braithwaite (20’) dhe Ousmane Dembele (28’).

Nuk vërehet mungesa e Messit, Barcelona mposht thellë dhe me lehtësi Ferencvarosin Nuk vërehet mungesa e Messit, Barcelona mposht thellë dhe me lehtësi Ferencvarosin

Megjithatë, goli i dytë i shënuar nga sulmuesi danez bëri më së shumti përshtypje dhe ka befasuar të gjithë.

Ky gol i shënuar në minutën e 20-të ka rikthyer në vëmendje lojën e famshme të Barcelonës e njohur si ‘tika-taka’.

Futbollistët e Barcelonës arritën të bëjnë 33 pasime të sakta për të përfunduar aksionin me gol nga Braithwaite.

Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë këtë sezon të Ligës së Kampionëve, ndërsa ‘tika-taka’ ka kohë që nuk po shihet te klubi nga Camp Nou. /Telegrafi/