LAJMI I FUNDIT:

Koeman: Kam gati listën me dobësitë dhe lojtarët që më nevojiten te Barcelona

Koeman: Kam gati listën me dobësitë dhe lojtarët që më nevojiten te Barcelona

Barcelona do të përballet me Athletic Bilbaon, ndërsa Ronald Koeman e ka kthyer fokusin e tij në afatin kalimtar të janarit, duke pranuar se ai ka bërë një listë të dobësive dhe lojtarëve që dëshiron t’i sjell në klub.

Shumë mund të mendojnë se emra si Eric Garcia dhe Memphis Depay janë në këtë listë pasi ata ishin dy objektiva kryesorë gjatë verës.


“Unë kam bërë një listë të dobësive dhe lojtarëve të mundshëm që mendoj se do të ishte interesante t’i sjellim”.

“Çdo trajner gjithmonë shikon në muajin janar në pozitat ku skuadra mund të përmirësohet. Unë nuk jam ndryshe, por kjo varet nga klubi”, , ka thënë Koeman në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

Tutje trajneri shtoi se ekipi i tij duhet të jetë më i rrezikshëm si mysafir, pasi deri më tani nuk kanë marr pikët që kanë dashur. /Telegrafi/