LAJMI I FUNDIT:

Klubi serb largohet nga ENBL, nuk dëshiron të ndeshet me Sigal Prishtinën

Klubi serb largohet nga ENBL, nuk dëshiron të ndeshet me Sigal Prishtinën

Një anëtar i Ligës së Basketbollit të Serbisë, Dunav, dëshironte të debutonte në garat evropiane këtë sezon, për të luajtur në Ligën e Basketbollit (ENBL).

Në këtë ligë marrin pjesë 16 ekipe nga Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Letonia, Estonia, Polonia, Ukraina dhe Kosova.


Madje gjithçka është rënë dakord me garën, e cila në faqen e saj e ka mirëpritur klubin serb Dunav  Stari Banovci, por duket se klubi serb i ka rënë pishman.

Arsyeja është se në këtë ligë do të luajë edhe klubi nga Republika e Kosovës, Sigal Prishtina.

Këtë gjë e ka zbuluar mediumi “Mozzart Sport”, duke shkruar se nëse Duvan do të merrte pjesë do të thyente rregullat dhe ligjet jo vetëm të Federatës, por edhe shtetit.

“Anëtari i ligës së basketbollit të Serbisë, Dunav, ka pasur dëshirë që këtë sezon të debutojë në gara evropiane, të luajë në ENBL, që mbledh 16 ekipe nga Çekia, Lituania, Izraeli, Letonia, Estonia, Polonia, Ukraina dhe Kosova. Ishte arritur marrëveshja për të gjitha. Por, nga kjo nuk ka asgjë. Arsyeja? Nëse Dunav do të luante, pasi grupet janë përcaktuar tashmë, në njërin prej grupeve do të ishte kjo skuadër me Sigal Prishtinën dhe do të duhej të luanin mes vete. Kjo do të ishte në kundërshtim me rregullat dhe ligjet jo vetëm të Federatës së Basketbollit të Serbisë, por edhe të shtetit”, shkruar Mozzart Sport.

Ligën e Basketbollit (ENBL) ende nuk ka njoftuar për largimin e klubit serb nga garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori