LAJMI I FUNDIT:

Klubi kinez mohon arritjen e marrëveshjes me Costan

Klubi kinez mohon arritjen e marrëveshjes me Costan

Diego Costa mund të shkojë në Kinë këtë verë, por klubi me të cilin ka qenë i lidhur, Tianjin Quanjian, ka lëshuar një deklaratë për të qetësuar spekulimet.

Pronari miliarder i klubit kinez, Shu Yuhui, ushqeu spekulimet të enjten me komentet e tij duke thënë se skuadra nga Superliga Kineze ka siguruar marrëveshje me para-kontratë mbi transferimet e dy ose tre emrave të mëdhenj.


Costa arrin marrëveshje me klubin kinez
Lexo po ashtu Costa arrin marrëveshje me klubin kinez

Sulmuesi i Chelseat ishte gjerësisht i zgjedhur si njëri prej atyre emrave të mëdhenj, me raporte që pretendonin se spanjolli i lindur në Brazil kishte vendosur për një rekord të ri në Kinë.

Megjithatë, Tianjin doli të shuajë thashethemet brenda natës, duke lëshuar një deklaratë duke thënë se klubi nuk ka pasur kontakt me yllin e Chelseat dhe kështu nuk ka një kontratë në vend.

Costa i pakënaqur me jetën në Londër
Lexo po ashtu Costa i pakënaqur me jetën në Londër

“Përsa i përket thashethemeve të gjera që Diego Costa i Chelseat pritet të bashkohet me Tianjin Quanjian, klubi ynë dëshiron të sqarojë se deri më tani nuk kemi komunikuar me Diego Costa në lidhje me një transferim”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi kinez.

“Mbetet të shihet se kush do të na bashkohet në qershor, por unë mund t’ju siguroj se lojtarët e rinj do të jenë në të njëjtin nivel me Costan”, përfundon shkrimi i Tianjin.

Flitej se nga marrëveshja me klubin kinez, Diego Costa do të përfitonte 25 milionë euro, ndërsa Chelsea nga shitja e tij rreth 80 milionë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori