LAJMI I FUNDIT:

Klubet e Ligës Premier në takim urgjent pas shitjes së Newcastle United te sheikët

Klubet e Ligës Premier në takim urgjent pas shitjes së Newcastle United te sheikët

Klubet e Ligës Premier thuhet se janë “të zemëruara” me ligën për shitjen e Newcastle United dhe kanë kërkuar një takim urgjent për javën e ardhshme.

Marrja e Newcastle nga Arabia Saudite ka qenë në diskutime për disa vjet, por ishte refuzuar më parë nga liga.

Të mërkurën u fol se mund të rifillonte, pasi Arabia Saudite dhe Katari arritën një marrëveshje mbi transmetimin e ndeshjeve në beIN Sport, dhe të enjten u konfirmua marrëveshja nga Fondi Saudit i Investimeve Publike për të blerë klubin nga Mike Ashley.

Lista me lojtarët që Newcastle synon t’i transferojë – në mesin e tyre edhe top yje
Lexo po ashtu Lista me lojtarët që Newcastle synon t’i transferojë – në mesin e tyre edhe top yje

Shpejtësia e marrëveshjes dhe mungesa e komunikimit që lejohej të ndodhte, ka zemëruar 19 skuadrat e tjera në nivelin më të lartë të Anglisë.

Sipas Guardian, klubet duan një takim javën e ardhshme për të diskutuar se çfarë ndryshoi për të lejuar papritur marrëveshjen dhe pse atyre nuk iu tha asgjë për këtë.

Takimi nuk është një përpjekje për të ndaluar marrëveshjen, pasi është shumë vonë, por në mënyrë që klubet të nxjerrin ndjenjat e tyre dhe të arrijnë në fund të procesit.

Mbappe u përgjigj në mënyrë qesharake pasi Antoine Griezmann e transferoi atë për Newcastlen në ‘Football Manager’
Lexo po ashtu Mbappe u përgjigj në mënyrë qesharake pasi Antoine Griezmann e transferoi atë për Newcastlen në ‘Football Manager’

Në takimin e fundit të ligës dy javë më parë, marrëveshja nuk ishte në rendin e ditës dhe vetëm javën e kaluar një gjykatë e apelit të konkurrencës tha javën e kaluar se procedurat e arbitrazhit në lidhje me këtë çështje do të fillonin në janar.

Zyrtari i ligës, Adam Lewis, kishte shpjeguar në CAT se marrëveshja mund të përfundonte nëse vendoset se “Mbretëria e Arabisë Saudite nuk është udhëheqëse” e klubit.

Natyrisht që atëherë pronarët e rinj ka arritur të bindin ligën që nuk është kështu, pavarësisht se mbikëqyret nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

Icardi, transferimi i parë i Newcastle United?
Lexo po ashtu Icardi, transferimi i parë i Newcastle United?

Ka pasur pyetje nga shumë, veçanërisht grupet e të drejtave të njeriut, mbi pronarët e rinj të Newcastle dhe dëmtimi i mundshëm i reputacionit të ligës mendohet të jetë një temë tjetër që ka zemëruar disa klube.

Sidoqoftë, në fushë, një miliarder i ri ka të ngjarë të nënkuptojë transferime të majme dhe paga të larta në ligë dhe padyshim që kjo do të shqetësojë disa nga klubet në Ligën Premier.

Djaloshi nga Kosova që bën tifo për Newcastlen që tani është klubi më i pasur në botë: Duam Leo Messin, nëse jo ai të vije Harry Kane
Lexo po ashtu Djaloshi nga Kosova që bën tifo për Newcastlen që tani është klubi më i pasur në botë: Duam Leo Messin, nëse jo ai të vije Harry Kane

Magpies tashmë janë lidhur me një sër transferimesh në ditët e fundit, me klubin që thuhet se i është lejuar të shpenzojë deri në 200 milionë funte në janar pa thyer rregullat e fair -play financiar.

Një person tjetër i cili ka të ngjarë të jetë aq i mërzitur nga blerja sa klubet rivale të Newcastle është trajneri aktual Steve Bruce, me 60-vjeçarin që pritet të shkarkohet nga klubi, potencialisht para se të drejtojë ndeshjen e tij të 1000-të kundër Tottenham Hotspurit fundjavën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori