LAJMI I FUNDIT:

Klubet e elitës së futbollit kosovar në vlugun e përgatitjeve për pranverën e nxehtë – situata e secilit nga 12 klubet

Klubet e elitës së futbollit kosovar në vlugun e përgatitjeve për pranverën e nxehtë – situata e secilit nga 12 klubet

Pothuajse të gjitha 12 klubet e IPKO Superligës i kanë filluar përgatitjet për stinorin pranveror që pritet të jetë i nxehtë.

Përgatitjet brenda dhe jashtë vendit janë preokupimet kryesore të klubeve, që secila prej tyre ka një objektiv para vetës për të arritur.


Bregdeti shqiptar, por edhe Turqia, janë vendet ku pritet të përgatitetn klubet nga Kosova.

Shumë skuadra kanë arritur të të bëjnë ndryshime edhe në skuadër, duke ofruar emra të rëndësishëm.

Telegrafi Sport ua sjell situatën e të gjitha klubeve të Superligës në këtë pushim.

Prishtina   

Lideri i kampionatin që kishte arritur të tubojë 40 pikë dhe me në kryes Mirel Josën janë kthyer në stërvitje tash e 10 ditë.

Të shtunën Prishtina zhvillon një miqësore ndaj Onix, ndërsa pas dy ditësh nisen për në Turqi ku do të zhvillojnë edhe ndeshje miqësore.

Klubit nuk ka bërë ende asnjë përforcim.

Feronikeli

Drenicasit treguan formë të lartë në vjeshtë dhe kërkojnë daljen në Evropë këtë edicion.

Kanë marr tri përforcime: Hamad Konen, Met Millakun dhe Riza Zhdrellën.

Klubi ka udhëtuar në Turqi dhe po e kryen fazën përgatitore, ku ka edhe ndeshje miqësore.

Llapi

Vendi i tretë në kampionat e ka emëruar trajnerin e ri, ku në krye të skuadrës llapjane ka ardhur Djenkiz Redjepi.

Përgatitjet kanë filluar, ndërsa sot kanë luajtur edhe ndeshje miqësore ndaj klubit nga Maqedonia, Goblen ku fituan 8-0.

Llapi fazën përgatitore do ta zhvillojë në Shqipëri.

Gjilani

Gjilanasit zhvilluan një edicion të mirë në vjeshtë, ku mori vendin e katërt.

Skuadra e Sedat Pajazitit, ka bërë disa largime dhe ka ofruar disa lojtarë të tjerë.  Shpend Asani, Vilson Lila, Klejdi Koçi dhe Semir Hadzibulic, janë prurjet e reja.

Klubi edhe nuk e ka bërë të ditur ku do ta zhvillojë fazën përgatitore.

Drenica

Kryesi e re, por objektiva të njëjta. Drenica ka tani për kryetar Ragip Veselin, i cili ka premtuar stabilitet financiar.

Ai ka vazhduar kontratat me disa nga lojtarët kryesorë në klub, ndërsa ka ofruar edhe emra si Argjend Bardhi, Diar Prokshi, Atdhe Grajqevci, Nicolas Andreës dhe Prince Balde.

Me gjasë Drenica përgatitjet do t’i vazhojë në Shqipëri, ndërsa trajner është konfirmuar Tahir Lushtaku.

Drita

Kampioni i Kosovës, në këtë edicion doli të jetë një dështim. Vendi i gjashtë në renditje dhe vetëm dy pikë larg barazhit, kanë ndezur alarmin te Drita.

Janë larguar disa lojtarë, ndërsa ende Drita nuk e ka zyrtarizuar asnjë blerje.

Drita përgatitjet mund të zhvillojë në Shqipëri, nga vjen edhe trajner Shpërim Duro.

Flamurtari

Po shihet një riorganizim i klubit kuqezi nga kryeqytetit. Një vjeshtë pozitive e të besuarve të Arsim Thaqit.

Skuadra sot është nisur për në Shqipëri për fazën përgatitore, ku do të  qëndrojë disa ditë.

Florim Berbatovci, Shend Kelmendi dhe Ardit Nikaj janë ardhjet e reja.

Trepça’89

Mes riorganizimit dhe analizave se çfarë ndodhi në edicionin vjeshtor. Shumë ardhje dhe shumë dështime e kanë përcjell 89-shin në verë.

Me gjasë ‘minatorët’ do të jenë në Shqipëri për fazën përgatitore.

Trajner është Sabit Osmani, që ka liruar disa lojtar maqedonas.

Ballkani    

Shumë zhurmë, shumë ndryshime, vendi i nëntë në Superligë. Janë larguar Liridon Kukaj, Berat Hyseni, Durim Gashi, Egzon Shabani dhe disa lojtarë vendor që kishin pak minuta.

Pas tyre Ballkani mori shtatë përforcime, dy prej tyre mysliman nga Novi Pazari i Serbisë, për të cilët u krijua shumë zhurmë.

Visar Sahiti, Tarik Cmajcanin, Bledar Hajdini, Edvin Kuç, Dardan Jashari, Demir Avdic dhe Ledjon Muça, janë lojtarët e rinj nën urdhrat e Sami Sermaxhajt.

Liria

Liria vazhdon të çallojë në këtë edicion. Nuk e nisëm mirë, ndërsa u ndryshuan dy trajnerë vendas.

Aktualisht skuadra drejtohet nga italiani Vincenzo Alberto Annese.

Ende nuk flitet për përforcime, por mendohet se do të vijnë nga jashtë vendit.

Ferizaj

Shumë probleme, si zakonisht, siç e përcjellin këtë klub, që rrallë herë ka qenë i organizuar mirë.

Lojtarët janë liruar, por edhe trajneri Afrim Tovërlani.

Ende nuk dihet se si do të vazhdojnë në pranverë.

KEK-u

Ka dhënë shenja jetë në këtë afat kalimtar. Klubi ka marrë për trajner Alban Dragushën.

Po ashtu janë marr edhe disa përforcime si Isa Eminhaziri, Besar Dushi, Egzon Qerimi, Drin Hodaj, Amir Prishtina dhe Valmir Kutllovic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori