Klubet angleze pas Lewandowskit

Goal raporton se Bayerni mbetet favorit i fuqishëm për të nënshkruar me sulmuesin polak si transferim të lirë gjatë verës. Dhe, e vetmja gjë që vërtet mund ta pengojë kalimin tij te Bayerni është nëse Pep Guardiola refuzon transferimin spektakolar.
Në anën tjetër, sigurimi i shërbimeve të Lewadowskit pa i paguar Dormundit asnjë cent dhe shitja e Mario Mandzukic për shumë para në Spanjë ose Angli do të ishte një hap më se i mençur për kampionët e Evropës.
Por, gjithçka rreth të ardhmes së Lewas mbetet e hapur, pasi në garë për të janë edhe klube të Ligës Premier, të cilët do të veprojnë me t’u hapur afati kalimtar janarit.
Arsenali, Chelseae dhe United të gjithë tashmë kanë vënë kontakte me përfaqësuesit e sulmuesit polak. Për mundësinë e transferimit të lojtarit i interesuar është edhe City, që megjithatë do të duhet të largojë ndonjë sulmues tjetër për të krijuar vend në skuadër.
Me të gjitha opsionet në tavolinë e ardhmja e sulmuesit më të nxehtë të afatit kalimtar të janarit pritet të qartësohet në muajt në vazhdim.
Lewandowski pritet do të udhëheqë sulmin e Borussia Dortmund në takimin e sotëm të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit. /Telegrafi/











































