LAJMI I FUNDIT:

Klubet angleze blejnë “ar” me çmim të ulët në Francë

Klubet angleze blejnë “ar” me çmim të ulët në Francë

Franca nuk ka ndonjë ligë të fortë dhe për këtë flet edhe dominimi i Paris Saint-Germainit, i mbushur me yje të huaj, që ka siguruar titullin e kampionit dy muaj më herët.

Por lojtarët që shiten lirë nga klubet franceze janë mjaftueshëm të mirë për të qenë të dalluar në Premier League të Anglisë.


Kur të dalë votimi për të zgjedhur lojtarin më të mirë të vitit të Premier Leagues së Anglisë, mund të vijë te zgjedhja mes Riyad Mahrezit të Leicester Cityt dhe Dimitri Payetit të West Ham Unitedit, përcjell sot Koha Ditore shkrimin e NYT.

Të dy rregullisht përshkruhen si magjistar. Të dy janë driblerë të shkollës së vjetër, relativisht shtatshkurtër dhe thatanikë, por me aftësi për të kaluar cilindo kundërshtar për të shënuar apo për të asistuar gola dhe po ashtu me etjen për të vazhduar të bëjnë këtë në mënyrë konstante.

Po ashtu është një lojtar i tretë në futbollin anglez që në sytë e disa trajnerëve mund të jetë edhe më i mirë se dy të parët. Emri i tij është N’Golo Kante.

Ai po ashtu luan për Leicesterin, skuadrën që po vazhdon të fitojë dhe të bëjë befasi këtë stinor duke mbajtur kreun e Premier Leagues.

Kante, një mesfushor qendror, dallon nga dy të tjerët, pasi roli i tij është ekuivalent me atë të një vrapuesi të shtigjeve të gjata. Ai bën shumë kilometra vrap dhe lufton shumë ndeshje pas ndeshje. Fiton duele të shumta, është aq i shpejtë dhe vjedh topat aq pastër, saqë kundërshtarëve ua merr topin para se ata të vërejnë se nuk e kanë më në këmbë.

“Kante është bateria ime. Ai u jep energji të gjithëve”, thotë trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri..