Liverpool ka arritur një fitore të thellë 7-0 përballë Spartakut të Moskës në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra angleze ka siguruar plasmanin në mesin e 16 ekipeve më të mira në Evropë falë paraqitjeve spektakolare në fazën e grupeve.


E në takimin me Spartakun, në fushë nuk ishte nga minuat e parë kapiteni Jordan Henderson dhe as James Milner.

Kësisoj trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp e dinte këtë gjë dhe kishte menduar për kapitenin e skuadrës.

GettyImages 887123542

Pasi nuk kishte njohuri se cili nga lojtarët ishte më i vjetri në klub, ai kishte vendosur të futet në ‘Google’.

Klopp e kishte kuptuar se Coutinho ishte lojtari më i vjetër në klub dhe për këtë arsyeje e vendosi si kapiten në ndeshjen ndaj Spartakut.

“Arsyeja që e vendosa Coutinhon si kapiten është e thjeshtë pasi ishte lojtari më i vjetër në klub, erdhi këtu në vitin 2013”, deklaroi Klopp.

“Por një gjë më duhet ta pranojë se u desh të futem në ‘Google’, për ta vërtetuar këtë gjë pasi nuk e dija se cili ishte më i vjetri”, ka thënë Klopp duke qeshur.

GettyImages 887134196 LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 06: Philippe Coutinho of Liverpool celebrates after scoring his sides secong goal during the UEFA Champions League group E match between Liverpool FC and Spartak Moskva at Anfield on December 6, 2017 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images) *** Local Caption *** Philippe Coutinho

Por reagimi i tifozëve kur e panë Coutinhon si kapiten ka qenë i mirë pasi ata e pritën shumë mirë brazilianin si lider të Liverpoolit.

Gjithsesi Coutinho e shpërbleu besimin e dhënë nga Klopp, pasi realizoi het-trik në fitoren e thellë të Liverpoolit. /Telegrafi/

telegrafi sport app