LAJMI I FUNDIT:

Klopp tregohet i sinqertë pas eliminimit nga Liga e Evropës: Atalanta e meritoi kualifikimin tutje

Klopp tregohet i sinqertë pas eliminimit nga Liga e Evropës: Atalanta e meritoi kualifikimin tutje

Jurgen Klopp kishte ‘emocione të përziera’ pasi Liverpooli u eliminua në çerekfinale të Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 3-1 ndaj Atalantës, duke pranuar se italianët e merituan kualifikimin tutje.

“Të Kuqtë” kishin një mision të vështirë para vetes në Bergamo pasi duhej të përmbysnin shifrat pas humbjes me rezultat 3-0 ndaj Atalantas në ‘Anfield’ falë dy golave nga Gianluca Scamacca dhe një të Mario Pasalic.


Të besuarit e Klopp e nisën për mrekulli takimin në ‘Gewiss Stadium’ kur Mohamed Salah realizoi nga pika e bardhë pas vetëm shtatë minutave lojë, por Atalanta u mbrojt mirë në vazhdim, madje rrezikuan në disa raste portën e Alisson.

“Ishte e qartë që ne i kemi dhuruar vetes një mision të vështirë. Unë e pëlqeva ndeshjen shumë dhe dëshirën dhe fuqinë që djemtë shfaqën. Ishte e jashtëzakonshme nga ana e tyre”, ka thënë fillimisht Klopp pas ndeshjes.

Atalanta largon Liverpoolin nga Evropa, bergamasit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës
Lexo po ashtu Atalanta largon Liverpoolin nga Evropa, bergamasit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

“Ishte vërtetë e ndërlikuar dhe ne nxituam paksa në disa raste. Nëse Trent Alexander-Arnold do të kishte qenë në një gjendje më të mirë fizike, do të kishim shkuar më larg, por është e mrekullueshme që ai ka arritur të luajë”, u shpreh tekniku gjerman.

“Ne e fituam ndeshjen dhe ky ishte reagimi që deshëm të shfaqim. Ishte e vështirë dhe ne e dinim se do të ishte kështu, por ata e merituan kalimin tutje 100 për qind”.

“Kam emocione të përziera. Ne jemi eliminuar por jam i lumtur me ndeshjen. Ne do të donim që të shkonim në Dublin, por kjo nuk ndodhi. Ne tani kemi edhe një garë të mbetur dhe do të fokusohemi tërësisht tek ajo”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori