Edhe pse jemi në periudhën e pushimit të përfaqësueseve, stërvitjet e klubeve me lojtarët që nuk janë ftuar nga vendet e tyre nuk ndalen.  

Kjo gjë ndodhi edhe te Liverpooli pasi trajneri i skuadrës nuk dëshiron ulje të nivelit fizik.


4A9299A500000578 0 image m 28 1522100511561

Por, stërvitja e Reds u fol në media, jo për shkak të ndonjë lojtari, por për reagimin e Jurgen Klopp kur fotografi i skuadrës iu afrua për t'i treguar diçka.

Bëhet fjalë për një fotografi të një tifozi të vogël që kishte shkuar në shkollë i veshur si trajneri gjerman.

4A9454C300000578 0 image a 21 1522099069043 (Foto: DailyMail)

Dhe normalisht që e gjitha kjo i pëlqeu Kloppit, i cili nuk mbajti të qeshurat.

Liverpooli njihet për tifozët më të zjarrtë jo vetëm në Angli, por edhe në botë dhe ky është një veç një tjetër shembull.

4A928A5900000578 0 image a 24 1522099363889

Trajneri 50 vjeçar njihet për energjinë pozitive që shpërndan në skuadër dhe kjo gjithmonë është vlerësuar nga tifozët, edhe klubi ka kaluar në momente të vështira. /Telegrafi/

4A928A7900000578 0 image a 26 1522099368476

telegrafi sport app