LAJMI I FUNDIT:

Klopp ka kërkuar transferimin e Vinicius JR në verë

Klopp ka kërkuar transferimin e Vinicius JR në verë

Liverpooli pritet të jetë njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar të verës.

Trajneri gjerman Jurgen Klopp dëshiron të bëjë disa ndryshime në ekip, pasi këtë edicion gjërat nuk po shkojnë siç janë planifikuar.


Gjermani ka për qëllim të bëjë disa ndryshime edhe në repartin ofensivë, derisa sulmuesi brazilian Vinicius Junior është në planet e tij.

Përkundër që ishte titullar në ndeshjen e fundit për Real Madridin, Vinicius nuk po kalon një moment të mirë dhe klubi spanjoll po mendon shitjen e tij në verë.

Reprezentuesi brazilian pëlqehet shumë nga Klopp i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij.

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje në total në të gjitha garat për Realin, ku ka realizuar tre gola dhe ka tre asistime.

Vinicius vlerësohet rreth 60 milionë euro, por përveç Liverpoolit për të në garë është edhe skuadra tjetër angleze Arsenal. /Telegrafi/