LAJMI I FUNDIT:

Klopp e pranon se atmosfera te Liverpooli nuk është më e mira dhe thotë se ‘top 4’ është sfidë e madhe

Klopp e pranon se atmosfera te Liverpooli nuk është më e mira dhe thotë se ‘top 4’ është sfidë e madhe

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pranon se përballen me një sfidë të madhe për të përfunduar në katër vendet e para këtë sezon.

Liverpool fitoi titullin e Ligës Premier me 18 pikë epërsi sezonin e kaluar, por ata aktualisht e gjejnë veten në vendin e gjashtë, dhe Klopp thotë se do të jetë një “sfidë e madhe” për të përfunduar në katërshe këtë herë.

“Sigurisht që është një sfidë e madhe. Ju vetëm duhet të shikoni pikët. Ne nuk jemi shumë larg, por është ende një distancë”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Ne duhet të fitojmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur dhe do ta shohim në fund të sezonit, por është një sfidë”.

Parashikimi i ri i superkompjuterit për përfundimin e sezonit në Ligën Premier – Liverpooli mbetet jashtë katërshes
Lexo po ashtu Parashikimi i ri i superkompjuterit për përfundimin e sezonit në Ligën Premier – Liverpooli mbetet jashtë katërshes

“Kjo atmosferë nuk është më e mira që kemi pasur, por të gjithë jemi dakord për gjërat që duhet të bëjmë”.

“Kemi pasur momente të mira gjithashtu, por është një kohë shumë sfiduese për këtë skuadër. Këto janë kohërat kur ju duhet të tregoni fytyrën tuaj të vërtetë dhe kjo është ajo që bëjnë djemtë”.

“Jemi duke punuar shumë për ta kthyer atë dhe për të fituar ndeshje futbolli dhe ju keni nevojë për pozitivitet për këtë. Unë jam gjithashtu përgjegjës për gjendjen shpirtërore dhe jam në një humor të mirë”.

Sadio Mane: Lufta për titull në Ligën Premier ka përfunduar, synimi ynë është fitimi i Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Sadio Mane: Lufta për titull në Ligën Premier ka përfunduar, synimi ynë është fitimi i Ligës së Kampionëve

“Unë nuk jam i lumtur për situatën, por është një sfidë masive dhe preferoj ta përballoj atë në një mënyrë pozitive. Unë shoh shumë gjëra të mira në performancën tonë, por ne e dimë se nuk i kemi marrë rezultatet”.

“Ne përpiqemi të ndikojmë sa më shumë që të mundemi dhe pjesën tjetër që duhet ta pranojmë. Jam i sigurt se ka situata më të këqija në botë sesa e jona, kështu që kemi një atmosferë pozitive”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori