Jurgen Klopp ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar mbi situatën e Philippe Coutinhos i cili kërkon të largohet drejt Barcelonës dhe do të mungojë në ndeshjen e Liverpoolit kundër Hoffeinham në Ligën e Kampionëve.
Thirrje për të qëndruar i ka bërë kapiteni Jordan Henderson.
“Ai nuk mund të luajë për Liverpoolin në këtë moment. Mund ta kuptoni sa vështirë e kemi. Duhet të mundohemi të bëjmë pa të, dhe Adam Lallanan e Daniel Sturridgen”.
“E kuptoj që të gjithë janë të interesuar për atë, por nuk mund të flas në këtë moment, jam duke menduar për këtë gjë”.
“Mendoj se kam thënë gjithçka çka kam mundur them për këtë”, ka thënë Klopp.
Ndërsa Jordan Henderson ka thënë që skuadra e do qëndrimin e lojtarit.
“Është situatë e vështirë për Philin dhe çfarëdo që them unë nuk do ta ndihmojë”
“Ne duam që Phil të qëndrojë pasi ai është një lojtar i klasit botëror”, ka thënë Henderdon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251