Kjo statistikë e Kroacisë është në disfavor të Kosovës

Para Kroacisë janë dy ndeshje të rëndësishme kualifikuese për Kupën e Botës 2018.
Lajm i keq është se kundër Kosovës (6 tetor) dhe Finlandës tri ditë më vonë, kroatët luajnë pa Luka Modricin, Ivana Rakiticin, Mark Pjacan dhe Dejan Lovrenin, shkruan 24sata.hr.
Por, lajm i mirë është muaji tetor, i cili tradicionalisht i ka sjell fitoren kroatëve, transmeton Telegrafi.
Në 20 ndeshjet e fundit në tetor, Kroacia ka shënuar 16 fitore, tre humbje dhe një barazim.
Të vetmen humbje Kroacia e ka prej Skocisë, Belgjikës dhe Greqisë, ndërsa kjo ka entuziazmuar fqinjët tanë drejt një fitoreje të sigurt.
Kujtojmë se nesër Kosova dhe Kroacia do të takohen me fillim në ora 20:45 në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës. /Telegrafi/
Njëzet ndeshjet e fundit gjatë muajit tetor të Kroacisë:
16 fitore
3 humbje
1 barazim
Malta - Kroacia 0-1
Kroaci - Bullgaria 3-0
Kroaci - Azerbajxhani 6-0
Bullgari - Kroacia 0-1
Skocia- Kroacia 2-0
Kroaci - Belgjika 1-2
Kroacia - Uellsi 2-0
Maqedoni - Kroacia 1-2
Kroaci - Letoni 2-0
Greqi - Kroacia 2-0
Kroaci - Norvegjia 2-1
Izrael - Kroacia 1-2
Kazakistani - Kroacia 1-2
Kroaci - Katari 3-2
Kroaci - Andorra 4-0
Ukraine - Kroacia 0-0
Kroaci - Sllovakia 3-0
Kroacia - Izraeli 1-0
Kroaci - Anglia 2-0
Kroaci - Andorra 7-0






















































