LAJMI I FUNDIT:

Kjo është statistika brilante e Jamesit te Real Madridi

Kjo është statistika brilante e Jamesit te Real Madridi

James Rodriguez është mesfushori më i përfshirë te golat e Real Madridit.

Mesfushori kolumbian edhe pse nuk po luan titullar te ‘Los Blancos’, ai shumë shpesh tregohet vendimtar për skuadrën e tij.


Asistimi i bërë në fitoren e ‘Mbretërve’ ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve dhe goli i shënuar ndaj Espanyolit, po tregojnë formën e mirë që James po përjeton.

Reali shkon në pushim me golin e bukur të James (Video)
Lexo po ashtu Reali shkon në pushim me golin e bukur të James (Video)

Këto gola dhe asistime kanë bërë që ish-mesfushori i Monacos të bëhet mesfushori që është përfshirë në më së shumti gola që nga transferimi i tij në Real Madrid.

Ndryshe, James Rodriguez është përfshirë në gjithsej 43 gola të Realit në kampionatin spanjoll, La Liga. /Telegrafi/