LAJMI I FUNDIT:

Kjo është arsyeja pse të rinjtë jordanez dëshirojnë të mësojnë të notojnë

Kjo është arsyeja pse të rinjtë jordanez dëshirojnë të mësojnë të notojnë

Pishinat dhe qendrat sportive në Jordani kanë shënuar rritje rekord të kërkesave për të mësuar not, pasi refugjatët sirianë janë duke u përgatitur të bëjnë kalimin e rrezikshëm përmes Mesdheut në Evropë.

Observatori sirian, ueb-faqe kjo e cila mbledh dhe përkthen lajmet nga ueb-faqe të ndryshme të zonave të prekura nga lufta, ka njoftuar se qendra sportive Sharif ka pranuar se ka vënë re rritje të interesimit të personave që dëshirojnë të mësojnë të notojnë, pasi shumica prej tyre janë duke u përpjekur të kalojnë në Evropë përmes detit, transmeton Telegrafi.


Më shumë se 300.000 njerëz mendohet se kishin mbetur në mëshirën e trafikantëve të njerëzve, anijeve dhe motit të mirë, për të arritur në plazhet e Turqisë dhe Greqisë gjatë vitit të kaluar.

Vetëm gjatë vitit 2014, besohet se të paktën 6.000 persona kanë vdekur në tentim për të kaluar përmes detit, derisa gjatë këtij viti kanë humbur jetën 400 persona. /Telegrafi/