Kitara e Lennon të shitet një milion dollarë


Instrumenti muzikor, një Gretsch 6120, ishte shfrytëzuar nga legjenda e ndjerë e Beatles kur grupi incizoi “Paperback Writer” dhe ajo më pas iu dha kushëririt të tij, David Birch, i cili tash po e nxjerr atë në shitje përmes TracksAuction.com.
David thotë se ai ia kërkoi kushëririt të tij të famshëm një kitarë në nëntor të vitit 1967 - 18 muaj pasi grupi incizuan hitin në studion e famshme të Londrës, Abbey Road, pasi ai dëshironte të krijojë bendin e tij.
“Ishte një gjest mjaft i paturpshëm, t’ia kërkoj John njërën prej kitarave të tepërta. Dëshiroja t’ia marr një kitarë të kaltër Fender Stratocaster, që qëndronte në studio, por John ma propozoi Gretsch dhe ma dha”, ka thënë ai.
Kitara është përshkruar si “një nga kitarat më të mira” të këngëtarit që po del në treg në 30 vitet e fundit. /Telegrafi/
















































