Një përvojë e pabesueshme kinematografike me gjysmë çmimi!
Shikoni “The Marvels” të fundit nga 9 Nëntori, ose filmat aktualë në repertorin e frikshëm “The Nun” ose triller aksioni fantastiko-shkencor “The Creator” – ose të gjitha, gjithçka varet nga ju. Nuk do ta harroni ndjesinë e Screen X, të jeni të sigurt.
Screen X është formati i parë në botë i kinemasë me shumë projeksione, një sallë speciale dhe teknologji kinemaje në të cilën ekrani shtrihet majtas dhe djathtas ekranit qendror, gjë që i mundëson shikuesit një përvojë panoramike filmi deri në 270 shkallë, të ashtuquajturat Kinema pa Kufij. Në këtë mënyrë, vizitorët e shikojnë filmin “jashtë kornizës” së ekranit të filmit sepse janë në qendër të pamjeve dhe kështu arrihet një eksperiencë e gjerë panoramike.
Screen X sjell një nivel të ri zhytjeje dhe tregimi për audiencën e filmave. Duke përdorur muret anësore të kinemasë dhe duke i kthyer ato në një zgjatim të ekranit kryesor, storja përcillet në mënyrë më bindëse, gjë që rezulton në një “tërheqje” shtesë të audiencës në film.
Nëpërmjet ekraneve anësore, Screen X intensifikon përvojën e filmit dhe koha e projeksionit të atij efekti të veçantë 270 shkallë ndryshon nga filmi në film. Përzgjedhja e skenave të Screen X varion nga emocionale në vizuale dhe aksion, dhe u ofron audiencës shumë zhanre, nga filmat e suksesshëm të aksionit deri te trillimet dramatike, komedia dhe horrori, muzikalët dhe madje edhe koncertet!
Derisa CineStar hapi Screen X në Prishtina Mall, më i afërti ishte në Budapest. Tani mund ta shijojmë këtë eksperiencë të pabesueshme filmi vetëm në CineStar Megaplex Prishtina Mall.
Së shpejti në Screen X vijnë edhe filma tjerë të shkëlqyer: spektakli historik “Napoleon” nga 23 Nëntori, filmi familjar “Wonka” nga 17 Dhjetori, si dhe spektakli ekskluziv “Aquaman and the lost Kingdom” nga 21 Dhjetori.
Kontrolloni programin dhe orarin tuaj të preferuar këtu https://shorturl.at/HOR08 dhe sigurojeni biletën tuaj me zbritje në Screen X për të Premten më 27 Tetor, tashmë e disponueshme online ose në aplikacionin e ri CineStar Cinemas Kosovo ose në arkat e kinemasë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe