LAJMI I FUNDIT:

Kim rrezikon të vdesë nëse ngelet sërish shtatzënë (Video)

Kim rrezikon të vdesë nëse ngelet sërish shtatzënë (Video)

Kim Kardashian është paralajmëruar nga mjekët se mund të vdesë nga gjakderdhja nëse mbetet sërish shtatzënë.

Bukuroshja e famshme, e cila ka një vajzë trevjeçare dhe një djalë 11 muajsh me Kanye West, dëshiron të lindë fëmijë të tjerë, mirëpo mjekët e kanë këshilluar të mos ndërmarrë një hap të tillë.


Kjo për shkak të komplikimeve që i ka pasur në dy shtatzënitë e mëparshme, transmeton Telegrafi.

Motra do ta bëjë gjoksin operacion të duket si Kim, por ajo i thotë se nuk është lehtë ta kesh gjoksin e madh
Lexo po ashtu Motra do ta bëjë gjoksin operacion të duket si Kim, por ajo i thotë se nuk është lehtë ta kesh gjoksin e madh

Në episodin e të dielës në “Keeping Up With The Kardashians”, 36-vjeçarja theksoi se do të dëshironte së paku edhe një fëmijë.

Mirëpo, mjeku i saj, Paul Crane, ka sqaruar se ekziston rrezik potencial që ajo të ketë komplikime që mund të shkaktojnë vdekjen e saj nëse mbetet sërish shtatzënë. /Telegrafi/