LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian tregon gjithë procesin e mbulimit të ndryshimeve të psoriazës në këmbët e saj

Kim Kardashian tregon gjithë procesin e mbulimit të ndryshimeve të psoriazës në këmbët e saj
Kim Kardashian (Foto: Getty Images/Guliver)

Kim Kardashian e ka shfrytëzuar sëmundjen e saj për të prodhuar një produkt, i cili do t’u ndihmojë shumë njerëzve që kanë probleme me lëkurën.

Dhe derisa e ka prezantuar koleksionin e ri të produkteve për kujdes ndaj lëkurës nga linja e saj kozmetike, KKW Beauty, 38-vjeçarja ka treguar se si i mbulon ndryshimet në lëkurën ë saj të shkaktuara nga psoriaza.


(Foto: Instagram/kimkardashian)

Bukuroshja i ka publikuar disa video në InstaStory duke treguar të gjithë procesin e mbulimit të ndryshimeve në këmbë me ndihmën e makijazhit.

Të gjitha lajmet nga Kim Kardashian
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kim Kardashian

Psoriaza është një gjendje kronike autoimune e lëkurës që shkaktohet nga aktiviteti i shtuar i sistemit imunitar. Qelizat e lëkurës rriten shumë shpejt dhe grumbullohen në lëkurë duke i shkaktuar ndryshimet tipike për këtë gjendje: njolla të kuqe të mbuluara me shtresa të bardha të lëkurës.

Këto ndryshime mund të paraqiten kudo në lëkurë, por më së shpeshti  në bërryla dhe gjunjë, trup dhe rrënjë të flokëve. Psoriaza mund të jetë nga forma e lehtë (përfshin vetëm dy për qind të trupit), deri në formën e rëndë (që mbulon nga 10 deri në 80 për qind të sipërfaqes trupore).

Fatmirësisht, terapia dhe ndryshimet në stilin jetësor mund ta kontrollojnë këtë gjendje edhe në rastet më serioze.


Të famshmit që vuajnë nga psoriaza
Lexo po ashtu Të famshmit që vuajnë nga psoriaza

Në publikimet e saj, Kim tregon fillimisht dukjen e këmbës së saj si pasojë e psoriazës dhe më pas fillon me mbulimin e këtyre ndryshimeve të lëkurës deri në dukjen finale.

(Foto: Instagram/kimkardashian)

Ndërsa në fund vërehet që pos mbulimit të përsosur të çfarëdo ndryshimi, produktet e reja të linjës KKW Beauty përmbajnë edhe elementin shkëlqyes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori