LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian thotë se nuk e ka të lehtë të pranojë faktin se fëmijën do t’ia lindë tjetër kush (Foto)

Kim Kardashian thotë se nuk e ka të lehtë të pranojë faktin se fëmijën do t’ia lindë tjetër kush (Foto)

Kim Kardashian thotë se përvoja e përdorimit të nënës zëvendësuese për të mbajtur fëmijën e saj të tretë ka qenë “shumë më e vështirë” se sa që priste.

37-vjeçarja tashmë është nënë e dy fëmijëve me burrin Kanye West, por u këshillua që të mos kishte një shtatzëni të tretë për arsye mjekësore, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Kim Kardashian (Getty Images)

“Ju e dini, është me të vërtetë ndryshe”, tha ajo për Entertainment Tonight.

“Kushdo që thotë ose mendon se është thjesht rruga e lehtë është krejtësisht e gabuar”.Është shumë më e vështirë se sa prita”, ka thënë ajo.

Kim Kardashian është parë në Paris me burrin Kanye West këtë muaj, gjersa vazhdon të jetë i përfolur faktin se fëmija i tyre do të vijë në jetë nga një nënë surrogate.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Getty Images)

Kim tha se ishte mirënjohëse ndaj zëvendësueses së saj, identiteti i së cilës nuk është zbuluar, duke u mbajtur kështu sekret.

“Mendoj se është shumë më e vështirë të kalosh në këtë mënyrë, sepse nuk je në kontroll” pranoi ajo.

Kim Kardashian prej një viti nuk flet me njerkën e saj transversite (Foto)
Lexo po ashtu Kim Kardashian prej një viti nuk flet me njerkën e saj transversite (Foto)

“Natyrisht që ti zgjedh dikë që beson plotësisht dhe se ke një lidhje dhe marrëdhënie të mirë, por … duke e ditur se unë kam qenë në gjendje të mbaj dy foshnjat e para, dhe tani fëmija i tretë të vijë nga një nënë tjetër, sigurisht që nuk është fare e lehtë, as për mua, e as për atë. Pra, është padyshim një eksperiencë më e vështirë se sa e parashikova vetëm në zonën e kontrollit”, tha Kim.

Ndryshe, ajo dhe Kanye West janë prindër të dy fëmijëve: vajzë katër vjeçare North, dhe djalit Saint, i cili është gati dy vjeç. /Telegrafi/

Familja e Kim Kardashian dhe Kanye West (Getty Images)