Kim Kardashian në qendër të vëmendjes në Monako, Hamilton e surprizon me një gjest romantik


Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian tërhoqën vëmendjen gjatë Çmimit të Madh të Monakos, ku piloti britanik festoi në podium ndërsa partnerja e tij e përkrahu nga afër.
Pas marrjes së trofeut për vendin e dytë, Hamilton i dërgoi një puthje Kim-it, e cila po e filmonte dhe e ndiqte me krenari ceremoninë.
Pak çaste më vonë, gjatë festimeve tradicionale në podium, ajo u lag nga shampanja e hedhur nga pilotët, duke reaguar me të qeshura ndërsa përpiqej të mbronte veshjen dhe flokët e saj, shkruan DailyMail.

Kim u shfaq elegante me një fustan ngjyrë kremi, ndërsa në event ishte e shoqëruar edhe nga motra e saj, Khloe Kardashian. Të dyja ndoqën nga afër garën që mblodhi emra të njohur nga sporti dhe showbizi.
Megjithatë, jo gjithçka kaloi pa polemika. Gjatë momentit tradicional para garës, Kim u vu në qendër të kritikave pasi nuk iu përgjigj përpjekjes së gazetarit veteran të Formula 1, Martin Brundle, për një intervistë të shkurtër.

Pamjet u komentuan gjerësisht në rrjetet sociale, ku një pjesë e tifozëve e cilësuan sjelljen e saj si të ftohtë ndaj një prej figurave më të njohura të Formula 1.
Ndërkohë, momenti romantik mes Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton mbeti një nga skenat më të komentuara të fundjavës në Monako. /Telegrafi/
















































