Kim Kardashian është ‘e turpëruar dhe e shqetësuar’ nga ish-bashkëshorti i saj Kanye West, pas daljeve të tij të fundit në Itali me gruan e re Bianca Censori.
42-vjeçarja, e cila ka katër fëmijë me reperin 46 vjeçar, beson se “diçka nuk është në rregull” dhe nuk e di se si do t’ua ‘shpjegojë të gjitha fëmijëve’ veprimet e babait të tyre, tha një burim për The Sun.
Këtë javë reperi u pa duke zbuluar të pasmet e tij të zhveshura gjatë një shëtitjeje me varkë me Biancan, 28 vjeçe, në Venedik, e cila ka bërë që vendasit të acarohen dhe të bëjnë thirrje për arrestimin e tyre, shkruan DailyMail.
“Kim ka qenë kaq e shqetësuar për fotografitë e reja që kanë dalë me Biancan – si do t’ua shpjegojë të gjitha fëmijëve?”, zbuloi burimi.
“Ajo është e turpëruar dhe e shqetësuar për të – ai po endet zbathur me shampanjë në rrugë, diçka nuk është e qartë”.
Burimi dukej se po i referohej fotografive të fundit të Kanyet duke ecur zbathur nëpër rrugë me një shishe në dorë, ndërsa Bianca i la pak vend imagjinatës e veshur me një kostum ë jepte përshtypje sikur është nudo.
“Është e vështirë për të, sepse sapo mendon se mund të vazhdojë, diçka e tillë ndodh dhe ajo tërhiqet përsëri në të”.
“Është si çdo herë që Kanye dhe Bianca bëjnë këto marifete pothuajse të zhveshura, ua kujton të gjithëve se Kim ishte veshur me veshje të ngushta dhe thuajse nudo gjatë martesës”.
Gjatë gjithë romancës së tyre të gjatë, West shpesh e quajti Kimin ‘muzën’ e tij dhe ndikoi shumë në zgjedhjet e saj të modës.
Ylli i “The Kardashians” bëri kërkesë për divorc nga muzikanti në shkurt të vitit 2021. Dyshja kanë katër fëmijë së bashku: North, 10, Psalm, katër, Saint, shtatë dhe Chicago, pesë.
Ndërkohë Kanye dhe Bianca kanë bërë bujë gjatë udhëtimit të tyre të fundit në Venedik.
Në daljen e tyre më të fundit, reperi i hitit “Donda” i çoi gjërat edhe më tej duke ekspozuar të pasmet e tij të zhveshura para turistëve gjatë një shëtitje me varkë me të ashtuquajturën nusen e tij.
Imazhet e çiftit tregojnë reperin të ulur në pjesën e pasme të varkës së lumit.
Arkitektja australiane Censori tashmë është kritikuar për veshjet e rrezikshme që ka veshur gjatë udhëtimit – të cilat e kanë parë atë duke modeluar një sërë kostume nudo të ngushta deri në lëkurë, të cilat vendasit i kanë kritikuar si një formë ‘paturpësie publike’ në vendin konservator katolik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“As Google as AI nuk i dëshifron pejanët” – videoja e Gjikos ku i nevojitet përkthyes për të shpjeguar dialektin e tij bëhet virale në rrjetet sociale
“Jashtë më je lëpirë”, Romeo i nxjerr sekretet nga jashtë Gracianos në BBVA
“Po të kisha qenë e lidhur jashtë, a e din se çfarë do të ndodhte?”, Erjola ngrit dyshimet gjatë bisedës me Julin
Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici?
A i ka shkruar Romeo mesazhe flirtuese Erjolës? Motra e moderatores tregon të vërtetën dhe “prapaskenat”
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Kris Jenner zbulon se është diagnostikuar me tumor
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania
Rita Ora i jep një puthje të ngrohtë burrit të saj, ndërsa shijojnë çaste të ëmbla së bashku në varkë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend