Jonida Vokshi ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka marrë pyetje të ndryshme, përfshirë edhe ato që lidhen me jetën e saj private.

Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse moderatorja dhe aktorja ka menduar për të pasur një fëmijë të tretë.


Jonida zgjodhi t’i përgjigjej shkurt, por me humor: “Luaj prej vendit”.

Jonida Vokshi/Instagram

Përmes kësaj shprehjeje, Jonida duket se nuk e ka përjashtuar mundësinë e një fëmije të tretë, ndërsa emoji duke qeshur i ka dhënë përgjigjes një ton më të lehtë dhe plot humor.

Jonida është nënë e dy fëmijëve, vajzës Emi dhe djalit Ian. Për momentin, ajo vijon të shijojë jetën familjare me dy të vegjlit e saj. /Telegrafi/

Jonida Vokshi/Instagram

Jonida Vokshi/Instagram