LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian ‘e bllokuar’ nga Kanye West, nuk e di se çfarë do të bëjë me martesën e tyre

Kim Kardashian ‘e bllokuar’ nga Kanye West, nuk e di se çfarë do të bëjë me martesën e tyre
Kanye West dhe Kim Kardashian West (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images)

Kim Kardashian raportohet se po ndjehet e ‘bllokuar’ nga Kanye West pasi dyshja patën një ribashkim jo edhe aq të mirë në Wyoming.

Reperi 43-vjeçar javën e kaluar përmes një postimi të ndarë në Twitter pretendoi se që dy vite është përpjekur të ndahej nga gruaja e tij, Kim, gjë që bëri yllin televiziv të lëshojë një deklaratë në lidhje me shëndetin mendor të Kanye, përpara se të fluturonte në Wyoming për të biseduar me të.


Megjithatë, pas ribashkimit të tyre, ata raportohet se nuk ishin në gjendje të gjenin një zgjidhje, duke krijuar çështje të reja për të ardhmen e martesës së tyre.

Kanye West dhe Kim Kardashian West (Foto: Lars Niki/Getty Images for WSJ. Magazine Innovators Awards)

“Kjo është një periudhë shumë e vështirë për të”, ka thënë një burim për People.

“Ajo është shumë e mërzitur… Kim ndihet e bllokuar. Ajo e do Kanye dhe e mendon atë si dashurinë e jetës së saj. Por, ajo nuk e di se çfarë do të bëjë”.

Kim Kardashian rikthehet sërish e dëshpëruar në Los Angeles pas takimit me Kanye West në Wyoming
Lexo po ashtu Kim Kardashian rikthehet sërish e dëshpëruar në Los Angeles pas takimit me Kanye West në Wyoming

Burime të shumta kanë pohuar se martesa e çiftit ka qenë nën tendosje para incidenteve të javëve të kaluara dhe tani është afër ‘thyerjes’.

Kanye West dhe Kim Kardashian West (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images)

“Në asnjë aspekt të pasigurt, Kanye i tha Kim se po planifikon të qëndrojë në Wyoming. Kush e di se për sa kohë”, shton më tej burimi.

“Ata janë thjesht në trajektore krejtësisht të ndryshme me Kanye, madje nuk pranon se ai duhet të kërkojë ndihmë. Kim është e lodhur dhe tejet e trishtuar për të gjithë situatën”.

Kanye West dhe Kim Kardashian West (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images)

West së fundmi bëri edhe një kërkim falje publike për bashkëshorten e tij 39-vjeçare përmes një postimi të shpërndarë në Twitter, ku thotë se nuk duhet zbuluar të gjitha çështjet private familjare siç veproi ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Kalo në kategori