LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian duket e tensionuar në telefonin e saj, pak pas fiaskos së ish-burrit me të dashurin e saj të ri

Kim Kardashian duket e tensionuar në telefonin e saj, pak pas fiaskos së ish-burrit me të dashurin e saj të ri

Kim Kardashian u shfaq e tensionuar dhe e ngjitur pas telefonit të saj të dielën, ndërsa grindjet e saj publike me ish-bashkëshortin Kanye West arritën majat kur i dashuri i saj i ri, Pete Davidson më në fund iu kundërpërgjigj reperit.

Ylli i serialit të ri “Hulu” mori pjesë në një lojë sportive për djalin e saj Saint, gjashtë vjeç dhe shoqërohej nga vajza North, tetë vjeçe, fëmijë të cilët i ka me Kanyen. Ish-çifti kanë gjithashtu një vajzë tjetër katër vjeçare, Chicagon dhe një djalë dy vjeçar, Psalmin.


Megjithatë, ndërsa Kim, 41 vjeçe, ishte në fushën e lojës, grindja kishte filluar mes Petes, 28 vjeç dhe Kanyet, 44 vjeç, pasi mesazhet e shkëmbyera mes tyre u bënë virale në rrjetet sociale, shkruan DailyMail.

Nëna e katër fëmijëve e cila ishte veshur sportive dhe me një palë atlete të markës “Vans”, dukej e preokupuar në një telefonatë të tensionuar gjatë gjithë ditës.

Ndërsa Kim u fotografua nga paparacët, beteja e saj e keqe me Kanyen “shpërtheu” kur u zbulua se Pete i kishte dërguar Kanyet një fotografi me mesazhin: “Në shtrat me gruan tënde”.

Ai shkroi: “Pse nuk takohemi pas meshës të së dielës dhe ndeshjes së shenjtorëve… Unë do të jem në BHH [Hoteli Beverly Hills] ne mund të hamë dhe të flasim në dhomën time. Privatisht një për një. Burri për burrin”.

Pete Davidson i çon fotografi me mesazhin "Në shtrat me gruan tënde" reperit Kanye West
Lexo po ashtu Pete Davidson i çon fotografi me mesazhin "Në shtrat me gruan tënde" reperit Kanye West

Por nuk është vetëm Pete ai që po thyen heshtjen e tij – pasi të hënën, Kim bëri lëvizjen e rrallë duke iu përgjigjur sulmeve të vazhdueshme të Kanyet në rrjetet sociale kundër saj dhe të dashurit të saj.

Ai është ankuar vazhdimisht për aksesin tek fëmijët e tyre dhe e ka akuzuar Kimin se nuk po e lejon t’i shohë mjaftueshëm fëmijët e tyre.

Megjithatë, Kim u përgjigj duke thënë: “Të lutem ndalo me këtë rrëfim, sapo ishe këtu këtë mëngjes duke marrë fëmijët për në shkollë”.

Një raportim i tabloidit TMZ deklaroi të hënën se nuk po kërkon një urdhër mbrojtës kundër Kanyet.

Sipas raportimit, ata nuk kanë një marrëveshje të strukturuar kujdestarie – Kanye lejohet të shohë fëmijët e tij kur të dojë brenda arsyes – dhe Kim nuk dëshiron të kufizojë kohën e Kanyet me fëmijët e tij.

Më vonë të hënën, Kanye dyfishoi pretendimet e tij, duke pretenduar se ai ‘nuk lejohej’ të merrte fëmijët e tij në meshën e së dielës.

Së fundmi, West ka publikuar një seri videosh gjatë fundjavës ku flet për çështjet e kujdestarisë së tij me Kimin.

Kim paraqiti zyrtarisht divorcin nga Kanye në shkurt të vitit të kaluar dhe kërkoi kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të katër fëmijëve të tyre.

Divorci i tyre përfundoi vetëm pak javë më parë me gjykatës që e shpalli Kimin legalisht beqare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri Callum Turner shfaqen të dashuruar ndërsa mbajnë duart e njëri-tjetrit gjatë një nate në New York

Dua Lipa dhe i dashuri Callum Turner shfaqen të dashuruar ndërsa mbajnë duart e njëri-tjetrit gjatë një nate në New York

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
Kalo në kategori