LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian blen varësen në formë kryqi të Princeshës Diana për 180 mijë euro

Kim Kardashian blen varësen në formë kryqi të Princeshës Diana për 180 mijë euro

Ajo po vazhdon të krijojë marrëdhënie të afërta me familjen mbretërore britanike.

Kim Kardashian së fundmi bleu gjerdanin ikonik të kryqit me ametist dhe diamant të Princeshës Diana në një ankand të Sotheby’s për 180 mijë euro.


Sipas një njoftimi për media nga Sotheby’s, pati konkurrentë të shumtë për të blerë këtë perlë të së ndjerës, por në fund u përzgjodh një nga familja Kardashian.

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

“Ne jemi të kënaqur që kjo pjesë ka gjetur një jetë të re në duart e një emri tjetër të famshëm global”, ndau në një deklaratë Kristian Spofforth, kreu i bizhuterive në Sotheby’s në Londër.

I quajtur Kryqi i Attallah-ut, ishte vënë nga Princesha e ndjerë e Uellsit në një gala bamirësie të vitit 1987 në Londër.

Harry mendon se marrëdhënia e tij me Princin William do të ishte ndryshe nëse Princesha Diana do jetonte akoma
Lexo po ashtu Harry mendon se marrëdhënia e tij me Princin William do të ishte ndryshe nëse Princesha Diana do jetonte akoma

Ajo e kishte kombinuar me një fustan kadifeje të zi të përzier me të vjollcë nga Catherine Walker.

Princesha Diana në vitin 1987

“Kryqi ka një peshë totale diamanti prej afërsisht 5.25 karat dhe ka përmasa afërsisht 136 x 95 mm”.

“Kuptohet se kryqi është mbajtur vetëm nga princesha dhe pas vdekjes së saj, ai nuk është parë më kurrë në publik deri më tani”, thuhet më tej.

Kryqi është i mbuluar me ametistë me prerje katrore dhe i theksuar nga diamante me prerje rrethore

“Megjithëse ametisti përfaqëson tradicionalisht privilegjin e familjes mbretërore, zgjedhja e Dianas për të vënë varësen me një zinxhir jashtëzakonisht të gjatë përfshin aftësinë e saj për të ekspozuar koleksionin e bizhuterive mbretërore në një mënyrë unike, pa frikë të shkojë kundër traditës dhe të ndryshojë pjesët luksoze”.

Kardashian, 40-vjeçe, njihet për dashurinë e saj ndaj modës.

Princesha Diana

Ajo veshi një fustan të Marilyn Monroes në ceremoninë e Met Gala të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori