Kida është një prej këngëtareve më të dashura dhe më të suksesshme shqiptare.

Këngëtarja këtë kohë mbetet e angazhuar me koncerte në vende të ndryshme dhe një të tillë ka mbajtur në Londër.


Nga atje, Kida po ashtu postoi disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram, me dukjen nga performanca e saj e fundit.

kida 275199499 4637260729716097 7106005354308955747 n Foto: Kida/Instagram

Krijuesja e hitit “Edhe sa” shihet e veshur me një trupore me ngjyrë të zezë që ia theksonte linjat joshëse të trupit.

kida 275220194 3168943646710468 3343982124653102779 n Foto: Kida/Instagram

Orhidea Latifi (emri i plotë) përshtati ‘look’-un me makijazh të theksuar me nuanca rozë, ndërsa mbante edhe aksesor ari.

kida 275416568 1100084754172199 3160769327651426291 n

Ndërkohë, kujtojmë që projekti i fundit i Kidës është “Mo jo”, që u lansua në dhjetor të vitit 2021.

kida 275181537 469538958004094 6155190955257718891 n Foto: Kida/Instagram

Ndërsa, këngëtarja po shijon edhe suksesin e albumit të fundit me gjithsej 12 këngë “Orchide”. /Telegrafi/