eksperti-banner

Këngëtarja shqiptare, Kida, ka publikuar sesionin e ri të saj.

Ylli i talentuar ka preferuar që të injorojë festën që quhet “nata e shtrigave”.


kida 3

Në vend të kësaj, ajo ka publikuar imazhe nga sesioni i ri fotografik i saj në rrjetin social Instagram.

Ajo duket me flokë të rrafshëta dhe grim të thjeshtë, teksa edhe veshjen e ka të thjeshtë – e megjithatë duket mrekullueshëm.

kida 2

Ylli i muzikës RnB së fundmi solli këngën “Harroj” në bashkëpunim me Feron që arriti numër të konsiderueshëm klikimesh.

Ajo vazhdon të konsiderohet ‘single’, pasi ende s’ka konfirmuar ndonjë romancë.

kida 1

Bukuroshja ndryshe njihet për hitet “Rikthejm Na”, “Andërr” dhe “Pe Du”.

/Telegrafi/