LAJMI I FUNDIT:

Kida: Është e dhimbshme se si i pranuam golat

Kida: Është e dhimbshme se si i pranuam golat

Malisheva ka pësuar edhe humbjen e dytë përballë Ballkanit brenda katër ditësh.

Pasi u mposhtën para adhuruesve të vet 0-3 për Kupë, tani Malisheva ka pësuar 2-0 në Suharekë për pikë.


Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida ka thënë se përkundër se kanë analizuar Ballkanin kanëdështuar.

“Fillimisht, e kemi analizuar Ballkanin por dështuam. Pjesa e parë shkoi mirë dhe kemi pasur rastet tona. Kemi mundur të kalonim në avantazh. Pjesën e dytë, Ballkani bëri presion ndërsa ne dështuam në vendosje”.

“E kemi ditur se për ta është ndeshje e rëndësishme. Ata bën presion të madh. Është e dhimbshme se si i pranuam golat, pasi e kishim paralajmëruar mbrojtjen në pikat e tyre më të forta. Jemi munduar ta barazonim rezultatin por nuk rezultuam të suksesshëm”.

“Unë kam besim te këta djem edhe pse jemi të ngarkuar shumë. Ne do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Kida për “ArtMotion” pas ndeshjes. /Telegrafi/