LAJMI I FUNDIT:

Kida dhe Ermal Fejzullahu vijnë me këngën e re “Tela”

Kida dhe Ermal Fejzullahu vijnë me këngën e re “Tela”
Kida dhe Ermal Fejzullahu në klipin e ri (Foto: YouTube)

Këngëtarja shqiptare, Kida, ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.

“Tela” titullohet kënga më e re e dyshes, të cilën e ka shoqëruar me një videoklip mjaft të veçantë të realizuar në Turqi.


Tekstin e këtij projekti e ka shkruar reperi BimBimma, kurse për videon është përkujdesur Alban Selimaj.

Kida në klipin e ri (Foto: YouTube)

Kjo këngë e Orhidesë është në vazhdën e projekteve të reja të këngëtares që pas largimit nga “On Records’ në janar të këtij viti.

Para duetit me Ermalin, Kida solli këngën “Deja Vu” në bashkëpunim me reperin e grupit “PINT”, Lyrical Son, këngë kjo që mori miliona shikime.

Latifi pëlqehet mjaft shumë për stilin e saj muzikor dhe kjo ka bërë që të jetë e pëlqyer tejet mase nga publiku. /Telegrafi/