LAJMI I FUNDIT:

Khabibit i ofrohen 100 milionë euro për t’u përballur me McGregorin ose Mayweather

Khabibit i ofrohen 100 milionë euro për t’u përballur me McGregorin ose Mayweather

Khabib Nurmagomedovit i janë ofruar 100 milionë euro për t’u përballur me Conor McGregorin ose Floyd Maywaether në rimeçin që do të zhvillohej në Arabinë Saudite.

Kampioni i peshave të lehta në UFC shihet si kundërshtar i ardhshëm i boksierit të pamposhtur, nëse ky i fundit rikthehet në ring në këtë vit.


Në anën tjetër, McGregor po e kërkon me ngulm rimeçin ndaj dagestanezit, shkaku i humbjes që pësoi në tetor të vitit 2018.

Khabib Nurmagomedov (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Khabib fillimisht duhet të mbrojë titullin në përballjen ndaj Tony Fergusonit që zhvillohet në prill në New York, derisa menaxheri i tij ka zbuluar se ai ka pranuar 100 milionë euro për dy përballjet e mundshme.

“Disa persona janë takuar me mua dhe kanë ofruar 100 milionë euro që të përballemi me Conorin në Arabinë Saudite”, ka thënë Ali Abdelaziz për TMZ Sports.

“Ata kanë ofruar po ashtu këtë shumë që ne të përballemi me Floyd në Arabinë Saudite. Në të vërtetë nuk ka shumë rëndësi, besoj që më shumë do të ndodhë Khabib vs Floyd”.

Meçi i shumë përfolur Floyd Mayweather - Khabib Nurmagomedov, stafi i luftëtarit të UFC ka një kërkesë nëse arrihet marrëveshja
Lexo po ashtu Meçi i shumë përfolur Floyd Mayweather - Khabib Nurmagomedov, stafi i luftëtarit të UFC ka një kërkesë nëse arrihet marrëveshja

“E vetmja gjë që mendoj tani është meçi ndaj Tony Ferguson. Këshilla ime për Conorin (McGregor) është që të përballet me Justin Gaethje”, ka shtuar më tej ai.

Mayweather thuhet se është takuar me presidentin e UFC-s, Dana White që të aranzhojë përballjen me Khabibin. /Telegrafi/